Paralajmërimi i OBSH-së: Pandemia do të zgjasë edhe gjatë vitit 2022

Pandemia e Covid 19 do të vazhdojë edhe për një vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shkak për këtë, OBSH thotë se është mosfurnizimi i vendeve të varfra me vaksina anti Covid. Drejtuesi i lartë i OBSH-së, Bruce Aylward, tha se situata në vendet e varfra jep sinjale se kriza e pandemisë “mund të vazhdojë edhe në vitin 2022”. Më pak se 5% e popullsisë së Afrikës janë vaksinuar, krahasuar me 40% në shumicën e kontinenteve të tjera.

Aylward u bëri thirrje vendeve të pasura që të heqin dorë nga porositë e vaksinave, në mënyrë që kompanitë farmaceutike të mund t’u japin përparësi vendeve me të ardhura më të ulëta. “Mund t’ju them se nuk jemi në rrugën e duhur. Ne me të vërtetë duhet ta përshpejtojmë vaksinimin ose e dini çfarë? Kjo pandemi do të vazhdojë për një vit më shumë sesa duhet“, tha ai.

Programi global për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra, COVAX, planifikonte të shpërndante dy miliardë doza vaksinash deri në fund të këtij viti, por deri më ka dërguar 371 milionë doza.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën