Mjekët planifikojnë vizita në ditët e pushimit, pacientët presin më kot

Eko-ja e zemrës dhe prova e biçikletës në QSUT kryhen me planifikim. Duhet të shënosh emrin në listë disa muaj përpara. Kjo për shkak të fluksit të madh të njerëzve që kanë nevojë për këto dy ekzaminime. Flitet për fluks të madh për faktin se nuk bëhet fjalë vetëm për pacientët e Tiranës, por edhe për pacientë që vijnë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë.

bicikleta radhaPër të bërë një eko zemre apo provën e biçikletës mund të duhet të presësh edhe me muaj të tërë. Sot me datë 8 dhjetor në Ditën e Rinisë kur mendohej që të gjitha institucionet duhet të jenë pushim mjekët kanë planifikuar vizita.

Por a dalin mjekët në punë gjatë ditës së festave? Sigurisht që jo! Sot të gjitha dyert e QSUT-së ishin të mbyllura. Maksimumi në çdo pavion mund të gjeje ndonjë mjek roje apo ndonjë infermiere.

“Kam ardhur nga Durrësi për të bërë ekon e zemrës. E kam të rezervuar që prej gushtit. Nesër kam për të bërë një tjetër ekzaminim. Çfarë do të bëj më përpara nesër? E sigurt që do të luajë dallaverja se ka shumë si puna ime, që e kanë sot ditën e Ekos, nesër janë të tjerë…”.

Por, a do të munden këta pacientë nesër që ta bëjnë provën e biçikletës?

rezervimi recetaKa shumë pacientë që u bie fati i keq t’u bjerë prova e biçkletës në një ditë pushimi dhe për këtë arsye janë të detyruar që të nisin procedurat nga fillimi.

Ky proces zgjat nga 10-15 minuta, kohë gjatë së cilës mjeku vëzhgon rrahjet e zemrës së pacientit. Në përqindjen më të madhe të rasteve ky ekzaminim jep edhe diagnozën e saktë të sëmundjes, duke përcaktuar llojin e trajtimit që pacienti duhet të ndjekë më tej.

Pra, për të bërë një ekzaminim të saktë të zemrës mund të duhet të presësh mbi 4 apo 5 muaj, të mjaftueshme për ta përkeqësuar gjendjen dhe të çojë në nevojën e ndërhyrjes kirurgjikale.

Ciklorigometria apo ajo që në popull njihet me emrin biçikleta e zemrës është e vetmja aparaturë, e cila përballon pacientët që vijnë nga gjithë Shqipëria. Kjo aparaturë ka vite që mezi mbulon shërbimin për pacientët. Megjithatë, asnjë hap nuk është ndërmarrë në këtë drejtim./ Denisa Canameti

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën