Mësues dhe nxënës me COVID, mbyllet shkolla

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Sarandë ka vendosur të mbyllë për 10 ditë shkollën e mesme “Qazim Pali” në Borsh. Shkak është bërë infektimi me covid i 7 mësueseve dhe 6 nxënësve.

Në bazë të vendimit, nxënësit nga klasa e parë deri në të 12-ën do të qëndrojnë të paktën për 10 ditë në shtëpi. Më pas, në varësi dhe të situatës do të merret një tjetër vendim.

Sipas asaj që raporton Panorama, të gjithë mësuesit e kësaj shkolle kanë qenë të vaksinuar me të dy dozat, përfshirë edhe mësuesit e infektuar. Shkolla e Borshit ka 150 nxënës dhe një personel prej 15 mësuesish.

Sipas Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Sarandë, ditën e enjte kanë rezultuar pozitiv 18 raste, 15 nga testimet e shpejta dhe 3 raste nga përgjigjet e ardhura nga ISHP.

Postime të ngjashme

Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)