Norvegjia do të ofrojë dozën e tretë për popullatën mbi 18 vjeç

Norvegjia do të ofrojë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit për të gjithë personat 18 vjeç e lart. Deri më tani, ky vend u ka ofruar dozën e tretë përforcuese vetëm personave mbi 56 vjeç.

“Secilit person 18 vjeç e lart do t’i ofrohet doza e tretë e vaksinës vitin e ardhshëm”, tha të premten kryeministri Jonas Gahr Stoere në një konferencë për media. Norvegjia, në fund të shtatorit, u ka dhënë fund masave kundër koronavirusit, të cilat për 18 muaj kanë kufizuar ndërveprimet sociale dhe kanë penguar shumë biznese. Vendi nuk do t’i kthehet izolimit, tha Stoere.

Edhe pse 87% e të rriturve në Norvegji kanë marrë së paku dy doza të vaksinës kundër koronavirusit, infeksionet dhe shtrimet në spital aktualisht janë duke u shtuar. Norvegjia përdor vaksinat e prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna. Prej shtatorit, ajo ka nisur vaksinimin e të gjithë personave 12 vjeç e lart.

Postime të ngjashme

Plagosja në Poliklinikën në Shkodër, reagon KMD: Dhuna në ambiente publike po cenon sigurinë e qytetarëve dhe besimin tek institucionet
Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër, i lënduari i nënshtrohet operacionit
97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit
Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë