Omicron, mutacioni që ka alarmuar botën/ Skënder Brataj zbulon simptomat: Rrufë, temperaturë 1-2 ditë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur rreth variantit Omicron që ka shqetësuar të gjithë botën. Në emisionin “Open”, Alimehmeti ka bërë me dije se rritja e rasteve të reja me Covid-19 në Afrikën e Jugut tregon se ka transmetueshmëri të lartë, por ende nuk është konfirmuar kjo gjë.

Alimehmeti: OBSH, CDS, të gjtha bashkë vendosën se është variant shqetësues. Ne dimë shumë pak, dimë listën e gjatë të mutacioneve dhe mendon se mund të presësh gjëra në të ardhmen. Disa variante kanë pasur transmetueshmëri të lartë dhe kjo merr bazën e të dhënave se mund të sjellë trasmetueshmëri të lartë. Provë është Afrika e Jugut që janë rritur rastet. Kemi shumë mungesë informacionesh. Keni rreth 1400/1500 variante të ndryshme. Do ta ndjekim. Afrika e Jugut ka pasur dhe një variant shqetësues, por nuk erdhi asnjëherë në Europë. Do ta shohim. Kemi disa limitime dhe boshllëqe njohurie, duhet të ruajmë kujdesin.

Ndërsa shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se simptomat tipike të këtij varianti janë rruga, sekrecionet, dhimbjet e fytit dhe temperatura për 1-2 ditë.

Brataj: I bashkohem doktor Ilirit. Është shtamë e Sars Cov 2.30 mutacione i ka pësuar vetë Omicroni. Sars Cov 2 ka rreth 30 mijë baza në gjenomën e vet. Po të bësh llogari të statistikave, mutacionet janë të parëndësishme nga ajo që flasim. Nuk është mutacioni problemi dhe nuk është e thënë që sic nodhi me viruset e viteve ’60 që interpretoheshin gjithmonë si rrufë. Omicroni ka tipike rrufën, sekrecionet, dhimbja e fytit dhe temperaturë 1-2 ditë dhe periudhë rikuperimi më të ulët se më parë. Sa u izolua shtami, u kapën me vonesë por ishin përhapur shumë. Viruset dhe shtamat e reja janë më transmetuese dhe më pak vdekjeprurëse, ndaj në vendet e tjera merren masa menjëherë.

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet