Mjekët tregojnë nëse vaksinat kundër covid na mbrojnë nga komplikacionet e rënda

Mjekët e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel bien dakord se, pavarësisht faktit që nuk dihen ende shumë të dhëna për variantin e ri Omicron, vaksinat janë arma më e fortë që njerëzimi ka edhe ndaj këtij mutacioni.

Mezini:Nuk jam në gjendje të ta them. Ne duhet të vaksinohemi, ata që nuk janë vaksinuar duhet të vaksinohen. Besoj që është e pamundur ta anashkalojë mbrojtjen imunitare qoftë vaksina, apo imunitetin natyral, Nuk besoj që do arrijë në ato komplikacione që të jenë kërcënuese.

Brataj:Vaksina është arma më e mirë që ne kemi. Kohëzgjatja e tyre është për tu parë, por sido që të jetë edhe pa rezultate unë jam bindur që vaksina nuk ka efikasitetin e Aflës, apo Betës që dolën në fillim, por edhe për Omicron ka një efikasitet ndoshta më të ulët, por kjo mbetet arma ma e mirë që ne kemi.

Alimehmeti: Omicron është ende kuti e zezë. Nuk njohim shumë gjëra në lidhje me të. Studimi është më i vështirë për t’u bërë se kur një mutacion ka komplikacione të dukshme e bën më të lehtë. Potenciali është që vaksinat të funksionojnë dhe një sinjal i parë erdhi nga Izraeli ku thanë 93% mbrojtje ndaj komplikacioneve  të rënda dhe ka rënë 5% imuniteti në krahasim me variantin Delta.

Postime të ngjashme

Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër, i lënduari i nënshtrohet operacionit
97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit
Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta