Studimi/ Zbulohet përforcuesi që mund të rrisë imunitetin pas vaksinimit me Pfizer

Përdorimi i vaksinës Johnson & Johnson, si një përforcues për njerëzit të cilët janë vaksinuar tashmë me dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, prodhon një përgjigje të fortë imunitare dhe mund të bëjë më shumë për të nxitur mbrojtjen kundër formave të rënda të Covid-19, raportuan studiuesit anglezë të dielën.

Studimi i tyre me 65 vullnetarë, të cilët fillimisht morën dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, tregoi se përdorimi i vaksinës Johnson & Johnson si përforcues, prodhoi një përgjigje më të ngadaltë, por më të qëndrueshme të antitrupave kundër llojit origjinal të virusit, si dhe ndaj varianteve Delta dhe Beta, si dhe varianteve të tjera.

Sipas CNN, pas katër javësh nga marrja e dozave të Pfizer, nivelet e antitrupave filluan të bien, ndërkohë që tek personat të cilët morën një dozë të Johnson & Johnson si përforcues, antitrupat vijuan të rriteshin. Gjithashtu u vërejt se u rrit dhe numri i qelizave imune të quajtura qeliza T CD8.

Antitrupat janë linja e parë e mbrojtjes imune që mund të ndalojë një virus nga infektimi i qelizave, ndërsa qelizat T CD8 hyjnë më vonë në “lojë” dhe shkatërrojnë qelizat e infektuara. Mbrojtja e ofruar nga qelizat T nuk parandalon infeksionet e lehta, por mund t’i ndalojë ato të përparojnë në sëmundje të rënda.

Studimi nuk përfshin variantin Omicron, por drejtuesja e këtij hulumtimi tha se gjetjet mund të jenë të rëndësishme për gjetjen e mënyrave për të luftuar dhe variantin e fundit.

“Për variante të tilla si Omicron, që mund të shmangin pjesërisht përgjigjet e antitrupave, përgjigjet e qelizave T CD8 mund të jenë veçanërisht të rëndësishme për mbrojtjen”, tha për CNN Dr. Dan Barouch nga Beth Israel Deaconess Medical Center dhe Harvard Medical School, i cili drejtoi ekipin e studimit.

Postime të ngjashme

Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim