BE pritet të shtrëngojë masat/ Certifikata e vaksinimit “skadon” 9 muaj nga bërja e dozës së dytë

Ministrat e Bashkimit Evropian po diskutojnë që vlefshmërinë e certifikatës së vaksinimit ta reduktojnë në 9 muaj. Pra, nëntë muaj nga bërja e dy dozave, nëse nuk aplikohet një dozë e tretë, atëherë certifikata e vaksinimit nuk do të jetë më e vlefshme.

Kjo po shihet në bllok si një mënyrë për të ushtruar më shumë presion tek qytetarët që hezitojnë të vaksinohen. Edhe pse deri më tani një numër i konsiderueshëm vendesh e mbështesin këtë propozim, disa shtete këmbëngulin që vlefshmëria e certifikatës të jetë 12 muaj.

Presidenca sllovene ka sugjeruar që kjo masa të hyjë në fuqi nga 1 shkurti. Vendimi pritet të merret në nivel ambasadorësh javën që vjen.

Ndërkohë kjo masë është marrë parasysh nga Republika Serbe ku vlefshmëria e vaksinës do të reduktohet në 9 muaj duke nisur nga janari i këtij viti. Vendimi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë në vend Adam Vojtěch. /abcnews.al

Postime të ngjashme

Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit