Fëmijët e prekur nga Omicron/ Shfaqet simptoma e pazakontë

Një simptomë e pazakontë e Omicron po shfaqet tek fëmijët, paralajmërojnë mjekët britanikë që janë ndeshur me raste të tilla.

Të miturit sipas tyre, kanë shumë skuqje pas infektimit me variantin e ri të koronavirusit. Dr. David Lloyd tha gati 15% e fëmijëve të infektuar nga Omicron kishin njolla në fytyrë e në trup. Ata gjithashtu vuanin nga lodhja, dhimbja e kokes e humbja e oreksit që duket se përshtatet me variantet më të zakonshme të simptomave të raportuara deri më tani tek të rriturit.

Eksperti tha për Sky News se ndryshimi në simptoma ishte “mjaft i rëndësishëm”, së bashku me skuqjen. “Ne kemi pasur gjithmonë një grup të vogël pacientësh me COVID-19 që kishin skuqje, por deri në 15 për qind e fëmijëve që janë prekur me Omicron po shfaqin skuqje të pazakonta”.

“Kështu që ne po fillojmë të mësojmë pak më shumë rreth virusit dhe po fillojmë të kujdesemi për të”, u shpreh mjeku. Më herët, të tjerë speicalistë kishin paralajmëruar se njerëzit po kërkojnë simptoma të gabuara. Tre shenjat kryesore të Covid 19 janë kolla e vazhdueshme, temperatura të larta dhe humbje të shijes dhe nuhatjes.

Postime të ngjashme

Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private