Celuliti, pikat e dobëta që ndoshta s’i dini

Në disa raste më të rralla, celuliti lokalizohet në pika të caktuara të trupit duke krijuar fryrje lokale dhe nyja në sipërfaqe më të ngushta.

Fytyra: celuliti këtu, megjithëse i rrallë, vendoset poshtë syve ose sipër tyre. Mund të lidhet me ndonjë sinusit ose me infeksione dhëmbësh.

duart dhe fytyraZverku: bëhet fjalë për shpinën e rrumbullakët, një formë klasike e celulitit. Lidhet shpesh me artrozën e qafës dhe është e dhimbshme. Mund të shfaqet edhe te burrat.

Shpina: këtu celuliti mund të grumbullohet mund të grumbullohet në zonën poshtë shpatullave, në pjesën e poshtme të shpinës si pasojë e artrozave, problemeve shiatike, por edhe si pasojë e shtrëngimeve të sutjenave. Shfaqet zakonisht në periudhën para menopauzës. Është i dhimbshëm.

Gjoksi: edhe kjo pjesë e trupit nuk i shpëton dot mundësisë së celulitit, por bëhet fjalë për një dukuri më të rrallë. Sutjena të shformuara që të shtrëngojnë jo njëtrajtësisht mund të jenë në origjinë të këtij lloj celuliti. Mund të shkaktohet edhe nga ndonjë problem me gjenderat që duhet ekzaminuar te mjeku specialist.

Krahët: si ky celulit kanë shpesh edhe burrat. Gjendet zakonisht në pjesën e brendshme të krahëve dhe shoqërohet me një squllje dhe lëshim të kësaj pjese.

Barku: edhe këtu celulitit shfaqet edhe te burrat. Formon një lloj shtrese rrethore nën kërthizë dhe mund të ketë lidhje kapsllëkun ose me çrregullime të tjera të tretjes.

Këmbët: këtu mund të shfaqet një celulit në zonën rreth gjunjëve dhe prapa tyre ose pak mbi gjunjë, duke marrë formën e një salsiçeje me përmasa të dukshme.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer