OBSH bën thirrje për anulim të disa organizimeve për shkak të Omicronit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje njerëzve që të anulojnë disa plane për pushime, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin publik, teksa varianti Omicron i koronavirusit përhapet në gjithë botën.

“Një organizim i anuluar është lajm më i mirë sesa një jetë e anuluar”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke thënë se duhet marrë “vendime të vështira”.

“Në disa raste, kjo gjë do të nënkuptojë anulimin apo shtyrjen e ngjarjeve”, ka thënë ai.

Deklaratat e tij kanë ardhur teksa ekspertët shëndetësorë kanë thënë se Omicron tani është variant dominues i koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

Shefi i OBSH-së ka thënë se ka të dhëna se varianti Omicron është duke u përhapur shumë më shpejtë sesa Delta.

Një numër shtetesh duke përfshirë Francën dhe Gjermaninë kanë ashpërsuar kufizimet për pandeminë dhe kanë rikthyer kufizimet në udhëtime, me qëllim të luftimit të variantit të ri.

Postime të ngjashme

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë