Pse gratë shtatzëna nuk duhet të vaksinohen në 3 muajt e parë?

Duke jetuar në një kohë pandemie, pyetjet rreth virusit dhe vaksinës janë të shumta.

Një ndër pyetjet që kanë shumë qytetarë është: kur është periudha e duhur për të bërë vaksinën gratë shtatzëne? Për këtë gjinekologia, Moza Keta, thotë për Rtv “ora”, se është mirë që vaksinimi të evitohet gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë. Moza Keta: Unë them në tre mujorin e parë kur ndodh formimi i organeve të bebit, në këtë tre mujor unë mendoj të evitohet kryerja e vaksinës.

Ndër të tjera gjinekologia rekomandon vaksinim e fëmijëve mbi 12 vjeç që vuajnë nga probleme shëndetësore. “Ata janë grupe risku të mëdha, dhe nëse i kap Covid-i ata e kalojnë shumë rëndë dhe mund të përfundojnë edhe në vdekje”, tha ajo.

Postime të ngjashme

Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër, i lënduari i nënshtrohet operacionit
97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit
Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta