Super vaksina efektive kundër të gjitha varianteve të Covid-19 krijohet nga ushtria

Brenda pak javësh, shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve të Ushtrisë Walter Reed (IKUWR) pritet të nxjerrin një vaksinë që është efektive kundër të gjitha varianteve të SARS dhe COVID, përfshirë Omicron.

Vaksina ka qenë duke u përgatitur për gati dy vjet, raportoi Defense One, që pasi ushtria mori sekuencën e parë të ADN-së së virusit COVID në fillim të vitit 2020. Gjatë fazave të hershme, ushtria u përpoq të bënte një vaksinë që do të ishte efektive kundër varianteve të ndryshme, sipas agjencisë së lajmeve.

Ndryshe nga produktet e tjera, Walter Reed’s është një vaksinë e nanogrimcave të ferritinës “spike”, e cila ka një proteinë në formë topi futbolli me 24 faqe, duke e lejuar atë të ngjitet te proteinat spike të varianteve të shumta të COVID në faqe të ndryshme të saj.

Dr. Kayvon Modjarrad, drejtor i degës së sëmundjeve infektive të Walter Reed, tha për Defense One se vaksina ka pasur “rezultate pozitive” në fazën e provës.

“Vaksina COVID-19 e Nanogrimcave Ferritine Spike të Walter Reed, ose SpFN, përfundoi provat te kafshët në fillim të këtij viti me rezultate pozitive”, tha ai.

“Faza e parë e provave te njerëzit, gjatë së cilës vaksina u testua kundër Omicron dhe varianteve të tjera, përfundoi këtë muaj, përsëri me rezultate pozitive që po i nënshtrohen shqyrtimit përfundimtar”.

Zhvillimi i fundit i kësaj vaksine është një lajm i mirëpritur, në një kohë kur një numër gjithmonë e më i madh studimesh po tregojnë se shumica e vaksinave aktuale të COVID ofrojnë shumë më pak mbrojtje kundër variantit të ri Omicron.

Modjarrad tha se vaksina duhet t’i nënshtrohet provave të fazës së dytë dhe të tretë.

“Ne duhet ta vlerësojmë atë në kushtet e botës reale dhe të përpiqemi të kuptojmë se si ndikon kjo vaksinë në një numër shumë më të madh individësh që tashmë janë vaksinuar me diçka tjetër fillimisht… ose që tashmë e kanë kaluar infektimin,” tha Modjarrad.

Disa studime do të përqendrohen në mënyrën se si vaksina e re ndërvepron me njerëzit që janë vaksinuar më parë me një vaksinë aktuale të COVID, si p.sh. ato me mRNA nga Pfizer/BionTech dhe Moderna ose vaksina nga Johnson & Johnson që përfshin një virus vektor.

Perspektiva afatgjatë

IKUWR po punon me një partner në industri, i cili ende nuk është bërë publik, për ta ndihmuar të nxjerrë vaksinën.

“Ne vendosëm të hedhim një vështrim në planin afatgjatë, në vend që të fokusoheshim vetëm te virusi origjinal i SARS. Ne duhet të kuptojmë se viruset pësojnë mutacione, do të ketë variante të reja që do të dalin dhe viruse të ardhshme që mund të shfaqen nga specie të reja. Platforma dhe qasja jonë do t’i përgatisë njerëzit për këtë,” shtoi Modjarrad.

Javën e kaluar, mbi 100 marinsa amerikanë u shkarkuan nga detyra pasi refuzuan të merrnin vaksinat kundër COVID.

Pentagoni tha në fillim të këtij viti se vaksina kundër koronavirusit ishte e detyrueshme për të gjithë anëtarët e shërbimit, duke përfshirë Gardën Kombëtare dhe Rezervistët. Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë vazhdimisht se vaksinimi është thelbësor për të mbajtur një forcë të shëndetshme dhe të gatshme që mund të jetë e përgatitur për të mbrojtur vendin. Pentagoni po konsideron gjithashtu që t’i bëjë të detyrueshme edhe dozat përforcuese për anëtarët e shërbimit. /Daily Mail

Postime të ngjashme

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë