Doktor Pipero tregon se kur duhet bërë doza e tretë e vaksinës

Doktor Pëllumb Pipero i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka treguar se kur duhet bërë doza e tretë e vaksinës.

Po ashtu ai nuk përjashtoi mundësinë që vaksina të bëhet edhe çdo 6 muaj, si e vetmja armë e fortë për njerëzimin nëse variante të tjera pas Omicron dalin në qarkullim.

“Çdo vaksinë ka protokollin e saj. Vaksina J&J që ne nuk e kemi, doza e dytë është e barasvlefshme me dozën e tretë te Pfizer bëhet pas dy muajsh. Kurse sa i takon Pfizer ose Moderna-s bëhet pas 5-6 muajsh. Dua ta qartësoj mirë se prania e antikorpeve është një armë shumë e mirë për të mos u infektuar dhe nëse infektohemi ta kalojmë shumë lehtë edhe Omicronin. Ndaj fuhet të mirëkuptohemi edhe për dozën e tretë. Edhe në Austri e Izrael po diskutohet legalizimi i dozës së katërt.

Nëse kjo pandemi zgjat shumë dhe nëse do kemi variante të tjera pas Omicron del e domosdoshme pasja në qarkullim e antitrupave si armë e gatshme mbrojtje. Kjo do të thotë se ndoshta çdo gjashtë muaj do duhet të bëjmë një vaksinë. Nuk ka asnjë arsye që të mos bëhet”tha doktor Pipero.

Postime të ngjashme

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë