COVID-19/ Një variant i ri identifikohet në Francë

Një tjetër variant i koronavirusit është zbuluar në Francë, sipas shkencëtarëve.

12 raste janë identifikuar me një variant të ri të panjohur pranë Marsejës. Pacienti zero lidhet me një udhëtim në Kamerun. Por ka pak shenja që po e tejkalon variantin dominues Omicron, i cili tani përbën më shumë se 60 për qind të rasteve në Francë.

Varianti u zbulua nga akademikë me bazë në IHU Mediterranee Infection në muajin dhjetor, por që atëherë nuk është përhapur me shpejtësi.

Ai ende nuk është vërejtur në vende të tjera ose nuk është cilësuar si një variant nën hetim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Varianti është quajtur parapraktikisht B.1.640.2 dhe zbulimi i tij u njoftua në një letër të postuar në medRxiv.

Ekspertët franceze identifikuan 46 mutacione në variant dhe thonë se prejardhja është gjenetikisht e ndryshme nga B.1.640, i cila mendohet të jetë shfaqur në Republikën Demokratike të Kongos në shtator.

Sipas studimeve paraprake, ekspertët francezë thonë se varianti mbart mutacionin E484K që mendohet se e bën atë më rezistent ndaj vaksinave.

Ai gjithashtu ka mutacionin N501Y, i shfaqur parë për herë të parë në variantin Alpha që ekspertët besojnë se mund ta bëjë atë më të transmetueshëm./ Daily Mail

Postime të ngjashme

“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal