Kujdes nga mjekimi i tepruar me vitaminë D/ Ja çfarë ndodh me kockat

Ndikimi i dozave mujore të vitaminës D3 (60,000 IU në muaj për 5 vjet) në vdekshmërinë tek njerëzit e moshuar u analizua në nje studim provë të rastësishme, dyfish të verbër, të kontrolluar nga placebo.

Suplementet e vitaminës D nuk u shoqëruan me një ndryshim në rrezikun e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, sëmundjet kardiovaskulare ose nga kanceri. Subjektet që merrnin suplemente të vitaminës D kishin një rrezik më të lartë të vdekshmërisë nga kanceri sesa grupi placebo kur u përjashtuan 2 vitet e para të ndjekjes.

Administrimi mujor i vitaminës D3 tek të rriturit e pashqyrtuar nuk uli vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet. Disa dëshmi të rritjes së vdekshmërisë nga kanceri u shoqëruan me përdorimin e vitaminës D.

Studimet e bëra këto 2-3 vitet e fundit kanë paraqitur argumente që dozat ditore prej ≥4000 IU të vitaminës D përcjellin disa rreziqe të tjera përveç hiperkalcemisë së thjeshtë ose hiperkalciurisë. Doza të tilla ose ekuivalenti i përqendrimeve të 25OHD në serum mbi 112 nmol/l ose 45 ng/ml nuk sjellin përfitime, por mund të jenë të dëmshme për disa njerëz (për shembull, në shkaktimin e humbjes së densitetit tye masës kockore ose rritjen e rrezikut të rrëzimit). E njëjta gjë është e vërtetë për dozat e shpeshta të vitaminës D në doza të larta. Për fat të keq, rreth 3% e popullsisë së SHBA-së, e ekzaminuar nga NHANES, përdor suplemente të tilla me dozë të lartë të vitaminës D. /Diabetes Care

Postime të ngjashme

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide