Mishi i pulës, ja pse këshillohet për shërim

Ciro Vestita, dietolog italian

Pula është padyshim më e këshillueshmja për shumë arsye shëndetsore. Gjyshet tona përdornin lëngun e pulës kundër etheve. Por, kur u specializova në supe pulepediatri, u gjenda në dilemë: ç’shpjegime shkencore mund t’u jepja prindërve të pacientëve të mi të vegjël kur u këshilloja lëngun e pulës?

Në vitet 1960, kur u diplomova, mbizotëronte një besim i verbër mbi mjekësinë moderne dhe medikamentet, dhe të këshilloje tizanë apo propoli për dhimbjen e fytit dukej pa kuptim. Duke iu rikthyer frazës “Jemi xhuxhmaxhuxhë të ngritur mbi shpatullat e gjigandëve”, edhe mjekët shkencëtarë të rinj mund të jenë gjigantë, por nëse ne, adhuruesit e traditës, do të vihemi mbi shpatullat e tyre, e ndoshta, duke përzier njohuritë e tyre me dijet tona, mund të themi diçka më shumë.

Shkurtimisht, e për të treguar se si natyra ka gjithnjë të drejtë, kërkimet shkencore kanë zbuluar në lëkurën e pulës antibiotikë natyralë të grupit baciltracinë.

Ja përse lëngu i pulës shërben për të luftuar shumë patologji infektive. Por ç’lloj pulash? Kjo është e dhimbshme. Një herë e një kohë pulat rendnin të hareshme nëpër lëmë duke u ushqyer me drithëra e barishte dhe me lëvizjet vinin në punë muskulaturën e tyre. Ushqimi natyral i pulave (pedofauna) përbën një burim Omega 3 (acide të yndyrshme të qenësishme për kurimin e profilaksinë e sëmundjeve kardiovaskulare e të diabetit). Barërat përmbajnë gjithashtu shumë vitamina. Por, fatkeqësisht pulat rriten në kafaze të ngushta me një sipërfaqe një metër katror (10-12 pula ne kafaz), pa parë asnjëherë diellin dhe ky fakt çon në uljen e imunitetit mbrojtës. E nëse sëmuren, kurohen me antibiotikë, të cilat paevitueshmërisht i marrim edhe ne gjatë ngrënies së tyre.

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera