Ftohja, si të hidhni kupa

Kupat (venduzat, gotat) janë përdorur që në kohët më të vjetra. Efektet e mira të mjekimit me kupa kanë bërë që përdorimi i tyre të transmetohet deeri në ditët tona. Janë përdorur sidomos në fshatrat e krahinave të jugut si psh. Sarandë, Gjirokastër, Përmet, Korçë etj. Në zonën ku vendoset kupa, bëhet një ngacmim i hedhje kupashdrejtpërdrejtë dhe reflektor i mbaresave nervore të lëkurës, si dhe të enëve të gjakut. Në fillim, si pasojë e shtypjes pakësohet ardhja e gjakut në indet rreth kupës, por mbas pak pasohet nga një rritje e qarkullimit të gjakut në lëkurë që shoqërohet me skuqjen e saj, ngritjen e temperaturës lokale, hapjen e poreve të lëkurës, përmirësimin e rrjedhjes së djersës dhe yndyrës nga gjendrat përkatëse. Nga këto ndryshime, përmirësohet frymëmarrja nëpërmjet lëkurës dhe gjendja e përgjithshme e të sëmurit, gjë që shoqërohet me kthimin e oreksit, normalizimin e gjumit dhe riaftësimit.

Mënyra e hedhjes së kupave është shumë e thjeshtë. Zakonisht hidhen mbi shpinë në këtë mënyrë:

Lëkura pastrohet me raki ose alkool. Në fillim ngrohet kupa me flakën e llambës së alkoolit ose me flakën e një qiriu, ose me flakën e një cope pambuku të njomur me alkool. Pasi kemi ngrohur pak gotën marrim një copë pambuk të njomur në pjesën e sipërme me alkool, e ndezim e vendosim mbi lëkurë dhe me shpejtësi e mbulojmë pambukun e ndezur me kupën. Në kupë krijohet një boshllëk, i cili tërheq lëkurën në brendësi të saj. Mund t’i hedhim të sëmurit 3-4 kupa, të cilat i lihen të sëmurit 10-15 minuta.

Heqja e kupave duhet të bëhet me kujdes në këtë mënyrë: me njërën dorë kapet kupa dhe me dorën tjetër shtypet lëkura nën buzën e kupës.

Postime të ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para