Skitë, kujdes me gjunjtë

Nuk janë të paktë ata që për festat e fundvitit zgjedhin që të shkojnë e të bëjnë ski. Gjithsesi për këta persona, sidomos për ata që gjatë jetës së përditshme skistërviten shumë pak, ekziston rreziku i rrëzimeve dhe si pasojë e frakturave.

Një studim i kryer në Itali tregon se “në vitet e fundit është rritur numri i aksidenteve me ski. 74% e rasteve kanë qenë rrëzime aksidentale, ndërsa 22% kanë qenë përplasje mes personave, 2% përplasje me një objekt të ndaluar dhe 2% rënie nga pajisje për ngjitje.

“Për të evituar incidentet e pakëndshme është e rëndësishme të ndaloni së bëri ski kur ndiheni të lodhur”, thonë ekspertët. Gjithashtu kujdes duhet pasur dhe për pajisjet: skitë moderne janë më të rrezishme sidomos për ata që nuk kanë një përgatitje sportive teknike: “Skitë përkulen më mirë, por shpesh kur nuk di si t’i kontrollosh, përbëjnë problem për gjunjtë dhe për ata që kalojnë pranë teje”. Në fakt kur bëjmë ski, zakonisht dëmtohen gjymtyrët e poshtme: gjunjtë dhe ligamentet./ ANSA

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën