Kontrolli shëndetësor falas, njerëzit janë skeptikë: Mashtrime!

“Për herë të parë kontrolli i shëndetit falas për të gjithë shqiptarët nga 40 deri në 65 vjeç pranë Qendrave Shëndetësore”. Ky është statusi i vënë në faqen e “Facebook”-ut të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

denoncim 1 denoncim 2 denoncim 3E megjithëse cilësohet si nisma më e madhe e sistemit shëndetësor në Shqipëri, skepticizmi është në maksimum. Përgjigjet e njerëzve bazohen në atë çka ndeshin përditë në spitale e poliklinika.

“Te QSUT mund të bësh falas vetëm analizën për grupin e gjakut, ndërsa analizat e tjera duhen bërë përballë te Spitali Amerikan, shkruan një nga komentuesit, ndërsa vazhdon: – “Nuk e kuptoj pse paguhen siguracionet, kur po nuk pagove të lënë në urgjencë pa t’i hedhur sytë me orë të tëra. Edhe pse je në urgjencë, nuk ka një krevat të lirë, ndërsa me 1000 lekë të gjejnë dhomë të lirë. Një fjalë e vjetër thotë: Mos pafsh as armikun aty, se hyn i shëndoshë e del i sëmurë”.

“Mos u tallni me popullin, investoni në shëndetësi e jo në reklamë për vete. Blini aparatura dhe pajisje që kanë nevojë njerëzit, specializoni mjekët dhe luftoni korrupsionin dho boll me reklama pa lidhje që të duket sikur punoni”

“Këto që thoni janë vetëm fjalë boshe, se asnjë analizë nuk bëjnë ambulancat! Është vetëm reklamë”.

“Të kemi besim vallë? Se kur vemi në shtet për të bërë analizat, në spital na thonë nuk ka material dhe detyrohemi të marrim borxh për të vajtur në privat. Për shembull, analizat e tiroideve në spital për bashkëshortin nuk i bëra se nuk kishte material dhe i bëmë tek greku me 5300 lekë…”

Postime të ngjashme

Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën