Çfarë përfshin konsulta gjinekologjike

Konsulta gjinekologjike përbëhet nga 3 komponentë shumë të rëndësishëm:

probleme gjinekologjike kisteDiskutimi i ankesave (dhimbje /çrregullime të ciklit menstrual / hemorragji / sekrecione jo normale / infertilitet) dhe historisë personale gjinekologjike me mjekun gjinekolog.

Ekzaminimi me spekulum (ajo që në zhargonin e përditshëm quhet vizitë gjinekologjike). Gjatë kësaj etape do të vlerësohet gjendja e vaginës dhe e qafës së mitrës.

-Nëse do të jetë e nevojshme mund të kërkohet nga mjeku gjinekolog që të merren mostra nga sekrecionet e vaginës apo të qafës së mitrës të cilat pasi ekzaminohen në laborator, do të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë natyrën e infeksioneve të ndryshme vaginale.

-Mund të rekomandohet nga ana e mjekut gjinekolog edhe kryerja e Pap-Testit nëse nuk është kryer prej më tepër se 12 muajve.

Ekografia gjinekologjike:

-Rekomandohet që ekografia të jetë transvaginale, pasi kjo lloj ekografie jep shumë më tepër informacion mbi shëndetin e organeve gjenitale të brendshme (mitër dhe vezore).

-Ekografia abdominale për shkak të informacioneve shumë të pakta që jep, nuk preferohet nga gjinekologët. Ajo rezervohet vetëm në raste të rralla (femrat që nuk kanë filluar ende jetën seksuale).

Shpeshtësia e konsultave gjinekologjike është e ndryshme. Në mënyrë rutinë, një femër rekomandohet të kryejë konsulta gjinekologjike cdo 12 muaj. Në rast të sëmundjeve të ndryshme gjinekologjike, ky kontroll mund të jetë më i shpeshtë.

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale