Gatimi që ju prezantojmë më poshtë është një sallatë frutash tepër e shijshme dhe shumë ndryshe nga sallatat standarde që hera-herës i merrni edhe të gatshme nëpër dyqane.
Me vetëm 5 përbërës, kjo sallatë është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur.
Përbërësit
- Gjysmë kg luleshtrydhe
- 3 portokalle
- 1 lugë lëng liimoni të freskët
- 2-3 lugë sheqer kaf
- 1 lugë mente e freskët e copëtuar
Luleshtrydhet merren dhe priten në copa. Më tej priten edhe portokallet. Hilja qëndron pikërisht këtu. Nuk keni pse i prisni portokallet në rrathë, por pritini sipas ndarjes së tyre natyrale, duke u hequr edhe cipën: do të dojë pak më shumë minuta kohë, por do të duken më bukur dhe do të hahen më lehtë.
Fillimisht qërojini portokallet dhe më pas përdorni thikën për t’i hequr gjithë lëkurat. Priteni në copa për së gjati. Shtrydheni lëngun e portokalleve në një tas të veçantë dhe hidhni në të lëng limoni dhe sheqer kaf. Më pas këtë lëng hidheni mbi fruta dhe spërkateni me mente të freskët. Futeni sallatën në frigorifer për të paktën 30 minuta deri në 6 orë për t’i lënë shijet që të përzihen.



