“Kujdes nga sumplementet çudibërëse”- Toma: S’trajtojnë sëmundjet, i agravojnë

Suplementet “çudibërëse”, që thuhet se trajtojnë një sërë sëmundjesh, nuk janë të vërtetë. Diana Toma, Presidentja e Urdhrit të Farmacistit në një intervistë për Euronews Albania, jep alarmin se reklamat e suplementeve janë abuzive, pasi sëmundjet nuk trajtohen me suplemente.

“Problemi që vërejmë është se abuzohet, luhet shumë me intrigimin e popullatës lidhur me efektet çudibërëse që mund të kenë dhe që nuk mendoj se merren realisht. Kishte suplemente që rekomandohen si çudibërës lidhur me shikimin, diabetin, reduktimin e peshës, në një kohë që shkaktarët e ktyre diagnozave janë patologji të mirëfillta dhe që nuk trajtohen me suplemente”, tha Toma.

Veç parave që qyetarët harxhojnë për marrjen e këtyre suplementeve, ajo cfarë mjekët vërejnë janë dëmet e mëdha shëndetësore nga mos trajtimi i sëmundjes me barna nga mjekët specialistë.

“Dëmi financiar që ato të ardhura i kanë çuar drejt këtij përdorimi janë gjysma e të keqes, e keqja tjetër është se duke menduar se kanë gjetur formën me të shkurtër të trajtimit të problemti dhe problemi nuk është trajtuar ka çuar në agravim të situates. Kam dëgjuar për probleme të prostatës të trajtohen me suplmente, kam dëgjuar dhe për probleme të shikimit, por mos të harrojmë që degradimi i këtyre problemeve të çon dhe në cënimin e jetës”, tha mjekja.

Ekpsertët apelojnë që të bëhët kujdes me përdorimin e suplementeve, të cilat janë thjeshtë shtesa ushqimore, por edhe pse janë pa recetë mjekësore duhet të merren në konsultim me specialistët.

Euronews Albania

 

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026