10 rregulla për të ngrënë (dhe jetuar) më mirë

Ciro Vestita

Kuzhina e vërtetë përbëhet nga pjata delikate, me përbërës të cilësisë së parë. Ai që është mësuar të hajë me tepricë, nuk mundet kurrë të vlerësojë pjata të tilla të shëndetshme, si peshku i rrallë, zarzavate të porsambledhura, supat me bishtaja të një shijeje të lashtë.

ha ushqimNëse është e mundur, bëni pazar çdo ditë (e urrej frigoriferin, në të vërtetë imi është gjithnjë bosh): një supë e ruajtur në frigorifer për disa ditë humbet shumë vitamina dhe elemente ushqyese.

Ziejini sa më pak të jetë e mundur ushqimet (zarzavatet, mishin, peshkun).

Zgjidhni ushqime integrale e biologjike nga vende ku nuk janë përdorur plehra kimikë e pesticide.

Konsumoni pak mish dhe kujdesuni  që ai të jetë nga ferma të cilat nuk i ushqejnë kafshët me antibiotikë apo hormone.

Konsumoni shumë peshk, mundësisht peshk deti, dhe jo rezervati; peshku i detit është ndër të paktët që nuk mund të rritet në rezervat.

Mbas zierjes, shtoni vajin e ullirit, e përdorni pak kripë.

Sa më shumë fruta e zarzavate të stinës, dhe jo të serës

Mos e teproni me pijet alkoolike: idealja është një gjysmë gotë verë e kuqe gjatë vakteve.

vrapim 2Evitoni alkoolet e forta

Mos pini duhan

Pak ëmbëlsira

Të paktën gjysmë ore lëvizje në ditë

Rekomandimi i fundit është ndoshta më i vështiri për t’u ndjekur: dembelizmi është i madh dhe koha në dispozicion është e pakët. Por kujdes: kardiologjia moderne përcakton lëvizjen më të mirë ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Duke qenë se sot infarkti godet njësoj si burrat, edhe gratë, impenjimi duhet të jetë i madh. Sasia e lëvizjes së këshilluar është gjysmë orë në ditë: gjatë ditëve të punës zgjidhja është “biçikleta” në mëngjes duke parë lajmet ose në mbrëmje duke parë një film. Të dielave, vishini tutat e sportit dhe bëni vrap mes pemëve duke thithur ajrin e freskët. Meqenëse hamë çdo ditë, duhet edhe të lëvizim pak. E pasi kjo na është kthyer në zakon, ndihemi më mirë: muskujt tonifikohen, qarkullimi dhe thithja e oksigjenit përmirësohet dhe ulet kolesteroli.

Postime të ngjashme

Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë