A po kthehet COVID-19? Mjeku: Qarkullim më të lartë në vjeshtë, të njëjtat simptoma

Ekspertët e shëndetësisë në të gjithë botën po mbajnë një sy vigjilent mbi llojin “Pirola” të Covid, që po përhapet me shpejtësi.

I njohur shkencërisht si BA.2.86, varianti, një spin-off i ri i Omicron, është alarmues i ekspertëve për shkak të 35 mutacioneve në përbërjen e tij.

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tha në emisionin GoodMorning Albanians se pritet qarkullim më i lartë i këtij infeksioni në vjeshtë, me të njëjtat simptoma.

“Të gjitha variantet e COVID kanë të njëjtat simptoma, mbetet si çdo variant tjetër i rrezikshëm për moshat e thyera. Aq shumë sa janë variantet në fund i njëjti bëhet dominant. Kur vjen puna te spitalet është tjetër gjë tjetër se shuma dërrmuese e popullatës e ka kaluar këtë sëmundje. Te ne kemi mbrojtjen natyrore se shumica e kanë kaluar një herë dhe e dyta është vaksinimi”, tha Alimehmeti.

Postime të ngjashme

BE miraton rregulla për barnat: Kompanitë duhet të garantojnë furnizim të pandërprerë, sidomos për barnat jetike
KMD konstaton diskriminim në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në rrugë pas daljes
Malaria në Shqipëri, ISHP konfirmon: Raste sporadike të importuara dhe pa evidencë të transmetimit në vend
Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para