Sa kohë mund të qëndrojnë vezët e ziera në frigorifer pa u prishur?

vez

Sa ditë pas zierjes janë të sigurta për t’u ngrënë vezët e ziera dhe si e dimë se ato nuk bëjnë më?

Nutricionistët shpesh i referohen vezëve si ushqimi më i përsosur në planet, sepse ato përmbajnë të nëntë aminoacidet thelbësore, të cilat janë blloqet ndërtuese të proteinave. Kjo është arsyeja pse është mirë të keni disa vezë të ziera në konsumim, si një meze të lehtë e të shëndetshme, për një sanduiç, apo edhe në sallata.

Vezët e ziera ruhen në frigorifer për rreth një javë pasi të jenë zier, megjithatë kohëzgjatja e tyre ndikohet nga sa të freskëta ishin kur ishin zier.

Për t’i qëruar apo jo?

Kjo është pyetja tjetër. Nëse do t’i përdorni vezët e ziera brenda dy ditëve në vijim, është mirë t’i mbani të qëruara, sepse sa më shumë të kalojë koha aq më e vështirë është që të zhvishen. Megjithatë, nëse keni ndërmend t’i konsumoni për më shumë se dy ditë, atëherë mbajini në lëkurë, që të mos thahen.

Si të dalloni nëse vezët e ziera janë të prishura

Gjithmonë besoni hundës tuaj për të treguar nëse vezët tuaja nuk janë më të përshtatshme për konsum. Nëse nuk jeni të sigurt, hidhini një sy pamjes së tyre. Nëse vëreni një strukturë rrëshqitëse, ngjitëse dhe një ngjyrë gri të hapur, atëherë duhet t’i hidhni ato.

Si t’i ruani ato

Ashtu si vezët e papërpunuara kanë nevojë për frigorifer, po ashtu edhe ato të ziera. Pasi t’i qëroni, vendosini në një enë ushqimore hermetike dhe vendosini në frigorifer. Shtimi i një peshqiri të lagur në enë do t’i mbajë ato të freskëta më gjatë.

A futen në frigorifer në ngrirje?

Ndërsa vezët e gatuara, të tilla si vezët e fërguara, mund të ngrihen, nuk rekomandohet ngrirja e vezëve të ziera. Ato do të bëhen më të forta dhe më elastike dhe përgjithësisht më rezistente.

Burimi: top-channel

Postime të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit