Kemi dëgjuar për xhakuzin (vaskat me ujë të nxehtë që vijnë nga tubat dhe që shërbejnë edhe si hidromasazh). Por cilat janë të mirat shëndetësore të tij? Lexoni më poshtë:
Qetësimi i dhimbjes muskulare është një nga benefitet e përdorimit të ujit të ngrohtë dhe uji ka të njëjtin efekt që një borsë ka në një muskul të dëmtuar. Uji i ngrohtë ndikon në gjithë trupin duke çliruar muskujt. Uji që vjen me presion nga tubat ndikon në muskujt e lodhur. Ushtrimet e thjeshta apo zgjatjet ndërsa jeni në vaskën e ngrohtë gjithashtu ju ndihmon.
Qetësim i artritit
Uji i jep gjallëri trupit dhe lehtëson lëvizjen e kyçeve për shkak të peshës së lehtë që trupi ka në ujë. Ndërsa presioni largohet nga kyçet trupi lëviz lehtësisht pa dhimbjen që shpesh shoqëron artritin.
Qarkullim më i mirë i gjakut
Tubat me ujë të nxehtë shkaktojnë hapjen e venave të gjakut, çka rrit qarkullimin e gjakut në gjithë trupin. Kjo i çon trupit më shumë oksigjen dhe ul dhimbjen.
Pagjumësia
Njerëzit të cilët qetësohen në banjat me ujë të nxehtë për 15-20 minuta para fjetjes, kanë më shumë mundësi të bëjnë një gjumë të qetë e të thellë. Masazhi me ujë të ngrohtë stimulon trupin të lëshojë endorfinë e cila ul stresin.
Nëse ndodh një dëmtim në trupin e njeriut, lëvizja e gjakut shtohet në zonën e dëmtuar. Kjo shkakton një ënjtje të kyçeve që shpesh dhembin. Uji i ngrohtë në banjat e nxehta zgjeron enët e gjakut dhe qetëson dhimbjen.
Rënie e peshës
Banjat e nxehta mund të ndihmojnë në rënien në peshë kur përdoren rregullisht (rreth 30 minuta në ditë për tri javë rresht)
Mirëqenie e përgjithshme
Njerëzit që përdorin banjat e nxehta rregullisht kanë një ndjenjë ripërtëritje dhe qetësie që vetëm hidroterapia mund ta japë. Trajtimet spa janë të mira për mendjen dhe shpirtin duke ulur stresin dhe ankthin.
Dhimbja e kokës
Presioni i ujit që vjen nga tubat mund të qetësojë dhe parandalojë dhimbjet e kokës, ndërsa ulin stresin dhe sjellin qetësinë.
Nëse doni ta bëni një dhimbje të pushojë apo thjesht të qetësoheni në një vaskë me ujë të ngrohtë, duke harruar botën rreth, do të gjeni plot hotele që kanë banja të nxehta.



