Sot nis viti i ri akademik – Studentët e Mjekësisë në protestë, bojkotojnë auditoret

Raportoi për Gazeta Shëndeti: Anjela Hajdari

Sot nisi viti i ri akademik 2023-2024. Rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në bankat e universiteteve.

Ndërkohë që studentët e vitit të parë të Fakultetit të Mjekësisë akoma nuk janë njohur me organizimin dhe funksionimin e procesit mësimor apo edhe me grupet e tyre, siç duket kjo situatë do i shtyhet për më vonë, sepse studentët e mjekësisë nuk e kanë nisur procesin mësimor si zakonisht. Bluzat e bardha të së ardhmes, duke filluar që nga viti i dytë e më tutje, kanë bojkotuar auditorët dhe po protestojnë kundër ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri 5 vite pas përfundimit të studimeve.

Studentët e vitit të parë u njohën me ligjin para aplikimit për universitet, ndërsa ky ligj nuk është pritur mirë nga studentët që tashmë po vazhdojnë fakultetin. Studentët shprehen se bojkoti i mësimit do të vazhdojë deri në fund të  javës dhe se nuk kanë kompromis me ligjin e ri. Ato duan të kenë lirinë e tyre për të vendosur për të ardhmen. Gjithashtu kanë penguar disa pedagogë të hynin në  mësim dhe i kanë detyruar të kthehen.

Studentët janë të vendosur ta çojnë ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

Ligji për mjekët e rinj i detyron studentët e Mjekësisë që të punojnë deri në pesë vite në Shqipëri, përpara se të marrin diplomën, ose në të kundërt do të duhet të paguajnë tarifat e studimeve.

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Raporti i OBSH: “Epidemia” e obezitetit në Shqipëri, 1 në 3 fëmijë mbipeshë
Pamje alarmante/ Fëmijët mbledhin sasi të mëdha barnash nga koshi i plehrave pranë spitalit
Ngacmoi s*ksualisht pacienten, lirohet nga detyra mjeku
Ushqimet që do të përmirësojnë funksionin e trurit tuaj
KE publikon progres raportin: Shqipëria të rrisë burimet financiare dhe njerëzore për sektorin e shëndetësisë
Falsifikuan dokumente për të përfituar para nga fondi i barnave të rimbursueshme, disa të arrestuar!
7 gabime që bëni në mëngjes, të cilat dëmtojnë zorrët
ChatGPT nuk do të japë më këshilla mjekësore! Ja çfarë parashikon rregullorja e re