Protesta masive dhe ultimatume/ Studentët e mjekësisë kundër “marrjes peng të diplomave”

Me pankarta në duar dhe thirrje të  ndryshme, qindra studentë të mjekësisë që  prej fillimit të  vitit të  ri akademik u mblodhën në protestë pranë rektoratit të Universitetit të Mjekësisë dhe Ministrisë  së  Arsimit për të kundërshtuar një vendim të rektoratit që parashikon lidhjen e një kontrate që i detyron studentët që të punojnë në Shqipëri të paktën tre vite pas diplomimit, ose në të kundërt duhet të paguajnë të plotë tarifën e studimit.

Me këtë vendim, që u bë publik më 5 korrik nga kryeministri Edi Rama, studentët e mjekësisë duhet të firmosin një marrëveshje për të punuar 2 deri në 5 vjet në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve. Ata që kundërshtojnë, do të duhet të paguajnë një tarifë të lartë studimesh, por që nuk është përcaktuar ende.

Tarifa do të përcaktohet nga Universiteti dhe do të mbulojë plotësisht kostot dhe nevojën që ka universiteti për të formësuar një student”, tha Rama.

Vendimin e sqaroi më tej ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Ajo tha se studentët e vitit të 5-të dhe të 6-të të Universitetit të Mjekësisë do të duhet të punojnë 2 vjet me detyrim për të tërhequr diplomën, ata që kanë përfunduar sivjet studimet nga viti i parë deri në të katërtin, duhet të punojnë 3 vjet me detyrim, ndërsa ata që do të nisin vitin e parë, duhet të punojnë 5 vjet në vend për të tërhequr diplomën.

Vendimi u mbështetet nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë. Një vit në Universitetin e Mjekësisë, për studentin që do të vendosë të largohet nga Shqipëria, sipas ligjit të ri, kushton 6.8 milion lekë të vjetra në vit. Por disa prej tyre nuk janë gati të paguajnë ndaj vijojnë bojkotin.

(http://umed.edu.al/ë p-content/uploads/2017/03/Ligj-nr.-60-P%C3%ABr-trajtimin-e-ve%C3%A7ant%C3%AB-t%C3%AB-student%C3%ABve-q%C3%AB-ndjekin-programin-Mjek%C3%ABsi-e-P%C3%ABrgjithshme-n%C3%AB-IPAL.pdf)

Studentët e mjekësisë që përfundojnë programin e studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” që do të punësohen pranë institucioneve shëndetësore të vendit do të jenë të përjashtuar nga proceduarat konkurruese.

Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së shëndetësisë dhe Ministrisë së arsimit i botuar në fletoren Zyrtare mbështetet te neni 6 i ligjit nr. 60/2023, “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë ‘Mjekësi e përgjithshme’ në institucionet publike të arsimit të lartë”.

Ky udhëzim rregullon mënyrën dhe procedurën për punësimin me prioritet të mjekëve që përfitojnë trajtim të veçantë, në institucionet shëndetësore, sipas legjislacionit në fuqi. Mjekët që punësohen me prioritet përjashtohen nga procedurat konkurruese të parashikuara në udhëzimin përkatës të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë. Procedura për punësimin me prioritet dhe emërimin në një vend të lirë pune në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë realizohet nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe institucionet e saj të varësisë, sipas legjislacionit në fuqi”, citohet në udhëzim.

Projektligji i propozuar u shoqërua me protesta nga studentët e Universitetit të Mjekësisë për shkak të detyrimit të punësimit të mjekëve të sapodiplomuar jo më pak se 5 vjet në sistemin shëndetësor shqiptar.

Të  pyetur nga Together for life, studentja e mjekë sisë  Olta Shehu u shpreh se qeveria po i detyron studentë t të  ndë rpresin studimet e tyre dhe të  vijojnë  bojkotin e më simit.

“Unë  kam një rin nga prindë rit mjek, më  pë lqen të  punoj dhe të  bë hem një  mjeke në  Shqiperi. Unë  dua që  ky kusht të  anulohet direkt, që  ne dhe vendi ynë  të  mos paguaj pasoja. Unë  persoalisht nuk do  e  firmos kontratën, në  kë të  moment kaq di të them. Mënyrë që kanë vendosur 5 vite me detyrim është e kotë, ti si drejt s’ke të drejtë të vendosësh ligje që t’i do të rrish me detyrim”.

Arjon Kucuku ë shtë  student ekselence, i diplomuar pë r mjekë si. I revoltuar dhe në krah të  studentë ve në  protest, ai u shpreh se në  momentin eparë  që  do të  marr kontratën, do ta gris, pasi sipas tij kjo më nyrë  ë shtë  antikushtetuese.  “ Ti kërkosh një studenti të  mjekësisë që  të  lërë  studimet, është  absurde dhe e turpshme. Do ta gris kontratën, pasi është  antikushtetuese dhe anti ligjore”.

Arjon Kucuku

 

 

Mishela Lushnjaku është  studente të mjekësisë në vitin e pestë. Ajo gjendet përballë një propozimi që i kushtëzon të punojnë tre vite në Shqipëri pas diplomimit, ose në të kundërt të paguajnë një tarifë të paktën 13-fish më të lartë për arsimimin e tyre. Shqetësimi kryesor për studentët e mjekësisë nuk janë kontratat e punësimit, por respektimi i të drejtave të tyre kushtetuese në radhë të parë dhe zgjidhja e problemit thelbësor, krijimi i kushteve për të ushtruar profesionin.

“Kush është ai që do të largohet, kush është ai që do të lerë vendin e vet, të lerë familjen që e ka kryesoren dhe të shkojë e të përballet me mijëra peripeci jashtë shtetit? Merreni kamerën, edhe populli vetë të mendohet, kur shkon në një qendër shëndetësore, çfarë shërbimi i ofrohet, çfarë mjekimi përdoret, edhe nëpër urgjenca po të shkosh nuk kanë mjekimet bazë. Ja vajta unë në Burrel, në Vlorë apo qytete të tjera por nëse nuk ushtroj dot profesionin tim si mjek, kjo është një barrë që më rëndon në ndërgjegje.”

Gjatë  protestës, studentët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ku në thirrjet e tyre por edhe përmes një letre drejtuar Ministres së Arsimit, studentë t kanë shtruar dy kërkesat e tyre.

“Ne studentët e Mjekësisë kërkojmë një përgjigje për shqetësimet e ngritura sot në protestë.

1.Kërkojmë dorëheqjen e zv/ministres Albana Tale

2.Përballje me ministren live, për ligjin e miratuar, znj.Ogerta Manastirliu”, kanë shkruar studentët.

Zv.ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Albana Tole në  një  studio televizive ë shtë  shprehur  se projektligji për studentët e mjekësisë ka hyrë në fuqi dhe është i detyrueshëm. Tole tha se në përfundim të studimeve, student tërheq diplomëm dhe më pas ka të drejtë të largohet jashtë vendit.

Ajo shprehet se studentët kanë të drejtë të bojkotojnë dhe procesi po monitorohet nga Ministria e Arsimit, por sipas saj ligji ka hyrë në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë studentët. Pra Tole nënkupton që bojkoti dhe protesta e studentëve është e kotë pasi ligji ka hyrë në fuqi dhe nuk do të kthehet më.

“Në përfundim të harkut kohor, studenti tërheq diplomën dhe ka të drejtë të largohet jashtë vendit. Studentët kanë të drejtë të bojkotojnë, ne jemi duke monitoruar procesi, por është një ligj që ka hyrë në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë studentët e mjekësisë”, deklaroi Tole.

Nga ana tjetër, studentët shprehën të  gjithë  një  zëri se kanë  marrë  pothuajse mbështetjen e pedagogëve të  tyre sa i takon protestës që  ato po zhvillojnë .

I pyetur nga Together for Life, mjeku dhe pedagogu Ilir Alimehmeti u shpreh se në vend ka pasur një një keqmenaxhim të burimeve njerëzore sa i takon mungesës së mjekëve. Sipas tij ligji i propozuar është një detyrim për studentët e mjekësisë, gjë që nuk e zgjidh situatën. Ai shtoi se problematika qëndron në mungesën e shërbimit shëndetësor në zona të thella, gjë që duhet zgjidhur në mënyrë imediate.
“ Për mu nuk ë shtë  zgjidhje ai lloj ligji, në  qoftë  se ti i mbështet profesionalisht dhe ekonomikisht mjeket ato nuk ikin. Ato ikin sepse nuk janë  mbështetur. Nqs ne mbështesim mjekët sot, direkt do të  jenë  këto mjekë  që  shkojnë  nëpër zona të  pambuluara, për të  punuar.

Mbështetje nga ana ekonomike, sociale  gjithmonë  të  zgjidh problemin, sepse ka mjeke qe po te ikin qe sot. Kur ti vë  një  ligj për studentët që  hyjnë  ne shkollë  sot , ke krijuar një  armiqësi me sektorin, ndërkohë  që  duhet të  jetë  në  kuadër të  bashkëpunimit. Kur ti i thua që  nuk jap diplomat , që  nuk të  lë  më  lëvizë  është  e qartë  që  është  dicka penguese. Ata që  janë  në  proteset nuk është  dicka që  mbështet , por dicka që  godet. Është  bërë  një  ligj në  formë  të  përshpejtuar në  korrik , që  në  tetor të  2022 ka dal Rama duke e thenë  këtë , pra ka nisur puna që  në  tetor që  të  bëhet në  korrik.

Protesta është  normale të  bëhet, por forma e protestës  ka vend për diskutim. Forma është  gjë  tjetër, protesta është  e padiskutueshme . E mbështesë  protestën për kërkesat që  ka”.

Ilir Alimehmeti

 

 

Mjekja shqiptare, e cila jeton e punon në Gjermani, Marsela Ceno, është shprehur për Together for Life se vendimi i qeverisë për kushtëzimin e diplomave për studentët e mjekësisë, nuk sjell ndonjë përfitim për shtetin. Ceno tha se duhet përmirësuar infrastruktura që i lejon këta student të kryejnë specializimet përkatëse.

“Kam qenë në kontakt me zonjën Manastirliu, nuk është korrekte të nënshkruajmë një kontratë e cila vlen 6 vite pas studimeve. Nuk është korrekte, sepse një njeri në moshën 18-vjecare nuk e di se cili është pozicioni i tij në jetë pas 6 vitesh kur të përfundoj shkolla. Nuk mund të arrijnë që të mbajnë të gjithë mjekët e sapo diplomuar me forcë me punë të detyruar në Shqipëri. Duhet parë problemi nga koka dhe jo nga bishti, që dmth asnjëri nga ne do të kishte dëshirë të ishte larguar nga Shqipëria, po mos të ishte situata e shkollës në Shqipëri. Duhet nisur nga e para , të përmirësohen kushtet e mësimit , dija klasat, ambjentet, të hiqet korrupsioni, të krijohen spitale në periferi të Shqipërisë. Unë jam në krah të protestës së studentëve”.

Marsela Ceno

 

 

 

 

Burimi: propacientit.al

 

 

 

Postime të ngjashme

Indeksim vjetor të pagave, Rama: Në shëndetësi do nisë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë
Raporti i OBSH: “Epidemia” e obezitetit në Shqipëri, 1 në 3 fëmijë mbipeshë
Progres raporti i KE: Shqipëria me nivelin më të lartë në Europë të pagesave nga xhepi për shëndetin
Pamje alarmante/ Fëmijët mbledhin sasi të mëdha barnash nga koshi i plehrave pranë spitalit
Ngacmoi s*ksualisht pacienten, lirohet nga detyra mjeku
Ushqimet që do të përmirësojnë funksionin e trurit tuaj
KE publikon progres raportin: Shqipëria të rrisë burimet financiare dhe njerëzore për sektorin e shëndetësisë
Falsifikuan dokumente për të përfituar para nga fondi i barnave të rimbursueshme, disa të arrestuar!