Pas festave të fundvitit, ç’duhet të bëjmë për kilet e tepërta

Festat e fundvitit na bënë të gjithëve që të shijojmë mishin, tortat, verërat, birrat, gjithçka që na deshi zemra e na mbajti xhepi. Por gjithashtu edhe kilet që vunë jo pak prej nesh janë të shumta, pasi jo thjesht kemi ngrënë shumë, por edhe aktiviteti fizik ka qenë i paktë.

Tavolina 2Me fillimin e vitit 2015 dieta bëhet parësore për shumë njerëz. Këshilla e dietologëve është e përhershmja: për t’u rikthyer në formë nuk duhet të agjëroni dhe të lini vakte pa ngrënë, por duhet të përshtateni në një dietë me ushqime të lehta, të pasur në fruta dhe perime, si dhe të konsumoni shumë ujë.

“Sekreti për të ulur efektet e shëndosjes së fundvitit, është një dietë e ekuilibruar”, këshillon Enriko Arçeli, dietolog dhe mjek sportiv.

“Për mëngjes është mirë kosi i zakonshëm, një fetë proshutë krudo, një kivi dhe një kafe pa sheqer, – vijon Arçeli. – Në drekë dhe darkë një pjatë e bollshme me sallatë jeshile, një porcion peshk ose gjoks pule ose një molle a mandarina. Mund të pini gjatë ditës shumë ujë, edhe me gaz. Një ndihmë të madhe vjen edhe nga marrja e ushqimeve me omega-3”.

Përveç një ushqyerjeje të shëndetshme, edhe aktiviteti fizik duhet të praktikohet në mënyrë të vazhdueshme dhe duhet kthyer në stil jete: “Aktiviteti fizik vetëm për një herë nuk i largon gjithë kaloritë e marra. Ndaj është e rëndësishme të ndryshohet stili i jetesës, duke e kthyer lëvizjen në një zakon”./ ANSA

Postime të ngjashme

Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?