Ataku kardiak, si ta njohim dhe të veprojmë

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve për burrat dhe gratë. Profesor Filip Krea, drejtor i Departamentit të Shkencave Kardiovaskulare të Poliklinikës “Gemelli” të Romës, jep këshilla për personat që dyshojnë për atak kardiak apo një episod koronar.

c'te besh dhimbja ne zemerÇ’duhet bërë në rastet kur ndihesh keq?

Në prani të dhimbjes së kraharorit, këshilla e parë është që t’i afrohesh spitalit më të afërt.

Më mirë të shkosh në spital me makinë apo të telefonosh ambulancës?

E rëndësishme është shpejtësia: mund të lëvizet me makinë nëse nuk arrihet të thirret ambulanca. Duhet ditur gjithsesi se rreziku më i madh është sidomos në minutat e para që ndjekin simptomat dhe rëndesa e një infarkti nuk varet nga intensiteti i dhimbjes, ndaj duhet pasur kujdes.

Cilat janë shenjat tipike të një ataku në zemër?

Mund të variojnë shumë, por më tipikët janë një dhimbje (pak a shumë e menjëhershme) brenda kafazit të kraharorit në qendër ose pak majtas ose djathtas, që mund të kalojë në krahun e majtë (por edhe në të djathtin ose tek të dy krahët). Është si një dorë që të shtyp, edhe pse jo fort. Shenjat më të rralla janë dhimbje stomaku, futi dhe krahësh.

Personat që e kanë kaluar një atak a i njohin më lehtë simptomat?

Sigurisht, kush e ka kaluar një herë një gjë të tillë e njeh llojin e dhimbjes më lehtë sesa kush nuk është i njohur me këto lloj problemesh. / Corriere della Sera

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal