Ushqimet që duhen evituar gjatë shtatzanisë

Evitoni pothuajse krejtësisht alkoolin. Konsumi i alkoolit gjatë shtatzënisë lidhet me lindje të parakohshme, vonim mendor, defekte të lindjes, transformim të tipareve dhe peshë të ulët të lindjes.

shtat 2 ushKufizoni kafeinën duke kufizuar kafet në dy në ditë dhe eliminoni pijet e gazuara me përmbajtje kafeine, sidomos pijet energjike. Mos harroni që dhe çokollatat përmbajnë kafeinë!

Përdorimi i sakharinës (lloj sheqeri) gjatë shtatzanisë nuk është i preferuar. Mirë është që edhe ëmbëlsuesit e tjerë artificialë dhe pijet dietike të evitohen në këtë periudhë.

Bëni kujdes me yndyrën në dietën tuaj. Zgjidhni vajin e ullirit për gatimin dhe për sallatat.

Meqenëse niveli i kolesterolit dhe treglicerideve rritet gjatë shtatzënisë, mirë është të kontrolloni ushqimet me përmbajtje të lartë në yndyrna të ngurta dhe në kolesterol.

Mos konsumoni peshq të mëdhenj në trup pasi kanë nivele më të larta mërkuri.

Evitoni djathrat e butë të bërë nga qumesht i papasterizuar.

Evitoni mishin, peshkun dhe prodhimet e detit nëse janë të pagatuara.

Postime të ngjashme

CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet