Mjekët: Në spitale s’ka aparatura

Problemet në shëndetësi mund të thuhen nën zë, por ka edhe mjekë që vendosin që ta ngrenë zërin e tyre. Mjekja dhe pedagogia Anika Dokle shkruan për një gjë të tillë në rrjetin social “Facebook”:

Krevat spitali“Fushata Antikorrupsion në Shëndetësi!

Zotërinj të kollarisur dhe të parfumosur dhe zonja të veshura në “Prada”, me lista emërore mjekësh në dorë, bëjnë kontrollin e prezencës në Spitalet Terciare. Nuk duan t’ia dinë çfarë nuk shkon me shërbimin spitalor:

-Nuk ka aparatura që të mbulojnë nevojat e spitalit.

-Nuk ka material laboratorik të nevojshem për të bërë DIAGNOZËE të denjë për një Spital Terciar.

-Nuk ka ilaçe, as nga ato që përfshihen në protokollet e trajtimit

-Nuk ka personel të mesëm (vazhdon emërimi i mjekëve të rinj pa kriter).

-Nuk zbatohet Sistemi i Referimit (radhë të gjata të papëerballueshme)

-Nuk ka ngrohje në dimër dhe ftohje në verë etj etj

Asnjë vlerësim të treguesve të performancës së mjekëve! Vetëm PREZENCA (plot mjekë që tolloviten 8 orë nëpër spital)!

Dhe qershia mbi tortë! Kosta Barjaba në krye të kësaj fushate!

Duart lart!”

Postime të ngjashme

Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?