Një avokado në ditë për të ulur kolesterolin e keq

Një avokado në ditë mund të ndihmojë në përmirësimin e niveleve të kolesterolit të keq. Dieta e avokados gjithashtu përmirëson problemet e lidhura me sëmundjet e zemrës, edhe kur njerëzit janë mbipeshë.

avokadoNë studimin e kryer morën pjesë 45 pacientë të shëndetshëm, mbipeshë dhe obezë të moshave 21-70 vjet, të cilët iu nënshtruan tre lloj dietave për uljen e kolesterolit.

Për studimin, kërkuesit përdorën avokadot me lëkurë jeshile. Për dy javë para fillimit të studimit, pjesëmarrësit konsumuan një dietë amerikane (me 34% kalori, 51% karbohidrate dhe 16% proteina) dhe më pas filluan të përdornin një dietë ushqimore për të ulur kolesterolin.

Tre grupet iu nënshtruan dietave: e para me pak yndyrna, pa avokado; e dyta me yndyrna të moderuara, pa avokado; e treta me yndyrna të moderuara dhe një avokado në ditë.

Rezultoi se dieta me avokado ishte më e efektshme në uljen e niveleve të kolesterolit. Studimi u publikua në “Journal of the American Heart Association”./ Daily Mail

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm