Qetësoni gërhitjen me këto 7 këshilla për të bërë një gjumë të qetë.
Ju mund të jeni në mesin e 45% të të rriturve që gërhijnë të paktën herë pas here ose ndoshta njihni dikë që e bën këtë.
Një person që gërhet shpesh pengon partnerin për të fjetur gjatë natës, gjë që mund të jetë edhe stresuese. “Gërhitja mund të krijojë probleme reale në një martesë,” thotë Daniel P. Slaughter, MD, një otolaringolog dhe ekspert i gërhitjes në Capital Otolaryngology në Austin, Teksas.
Jo vetëm që gërhitja është një shqetësim, por 75% e njerëzve që gërhijnë kanë apnea obstruktive të gjumit (kur frymëmarrja ndërpritet gjatë gjumit për periudha të shkurtra), gjë që rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, thotë Slaughter.
Kini kujdes përpara se të vetë-trajtoni me sprej dhe pilula pa recetë derisa të këshilloheni me mjekun tuaj. Shumë trajtime për ndalimin e gërhitjes tregtohen pa studime shkencore për të mbështetur pretendimet e tyre.
Në vend të kësaj, provoni këto zgjidhje natyrale dhe ndryshime të stilit të jetesës, të cilat mund t’ju ndihmojnë të ndaloni gërhitjen.
- Ndryshoni pozicionin e gjumit
Shtrirja me shpinë bën që baza e gjuhës dhe qiellza të vendosen në murin e pasmë të fytit, duke shkaktuar një tingull vibrues gjatë gjumit. Gjumi në krah mund të ndihmojë në parandalimin e kësaj.
Mund të shtriheni në shtrat me kokën lart dhe të zgjatur, gjë që hap rrugët e frymëmarrjes së hundës dhe mund të ndihmojë në parandalimin e gërhitjes.
Nëse gërhitja vazhdon pavarësisht nga pozicioni i gjumit, apnea obstruktive e gjumit mund të jetë një shkak.
- Humbja e peshës ju ndihmon
Humbja e peshës ndihmon disa njerëz, por jo të gjithë.
Nëse keni shtuar peshë dhe keni filluar të gërhitni, humbja e peshës mund të ndihmojë. “Nëse fitoni peshë rreth qafës, ajo ngushton diametrin e brendshëm të fytit, duke shkaktuar gërhitje”, thotë Slaughter.
- Shmangni alkoolin
Alkooli dhe qetësuesit zvogëlojnë apo pengojnë qetësimin e muskujve në pjesën e pasme të fytit tuaj, duke e bërë më të mundshme që ju të gërhitni. “Pirja e alkoolit katër deri në pesë orë para gjumit e përkeqëson gërhitjen”.
- Bëni një gjumë cilësor
Zakonet e këqija të gjumit (të njohura edhe si “higjiena e dobët” e gjumit) mund të kenë një efekt të ngjashëm me atë të pirjes së alkoolit. Të punosh me orë të tëra pa gjumë të mjaftueshëm, bën që ju flini fort dhe thellë dhe të gërhisni.
- Zhbllokoni hundët e bllokuara
Nëse gërhitja fillon në hundë, mbajtja e pasazheve të hundës të hapura mund të ndihmojë.
Nëse hunda juaj është e bllokuar ose ngushtuar për shkak të një ftohjeje ose bllokimi tjetër, ajri që lëviz shpejt ka më shumë gjasa të prodhojë gërhitje.
Një dush i nxehtë para se të shkoni në shtrat mund të ndihmojë në hapjen e kanaleve të hundës. Mbani një shishe me ujë të kripur shpëlarëse në dush. “Shpëlajeni hundën me të ndërsa jeni duke bërë dush për të ndihmuar në hapjen e rrugëve”, thotë Slaughter.
- Ndryshoni jastëkët
Alergjenët në dhomën tuaj të gjumit dhe në jastëkun mund të kontribuojnë në gërhitje. .
Pluhurat grumbullohen në jastëkë dhe mund të shkaktojnë reaksione alergjike që mund të çojnë në gërhitje. Lejimi i kafshëve shtëpiake për të fjetur në shtrat me ju rrit shanset për bllokim të rrugëve të frymëmarrjes dhe si pasojë të gërhitjes.
Një higjienë e mirë ndihmon në një gjumë cilësor dhe të qetë
- Qëndroni të hidratuar mirë.
Pini shumë lëngje. “Sekrecionet në hundë dhe në qiellzë bëhen më të bezdisshme kur jeni të dehidratuar”, thotë Slaughter. “Kjo mund të krijojë më shumë gërhitje.” Sipas Institutit të Mjekësisë, gratë duhet të marrin rreth 11 gota ujë total (nga të gjitha pijet dhe ushqimet) në ditë; meshkujve u duhen rreth 16 gota.
Në përgjithësi, flini mjaftueshëm, flini në anën e duhur, shmangni alkoolin para gjumit dhe bëni një dush të nxehtë nëse kanalet e hundës janë të bllokuara, thotë Slaughter. “Këto praktika të thjeshta mund të bëjnë një ndryshim të madh në reduktimin e gërhitës.”/WebMD
Përktheu për Gazetën Shëndeti, Griselda Ozuni.


