Janari, muaj kontrolli/ Në qendra shëndetësore kontrolle për kancerin e qafës së mitrës, mjekja: 39 gra vdesin në vit

Janari është muaji ku çdo grua duhet të ndërgjegjësohet për  të kontrolluar nëse është infektuar nga Human Papilloma Virus i cili mund të shkaktojë kancer të qafës së mitrës.

Nëpër qendra shëndetësore bëhet një kontroll i grave të moshësh 40- 49 vjeç nga të cilat çdo vit 780 gra rezultojnë të prekur nga ky virus .

“Sfida e gruas është kanceri i qafës se mitrës. Një grua nuk duhet t/i lejojë vetes të vdesë nga kanceri i qafës së mitrës. Ne testojmë 13 mijë dhe 6 % rezultojnë të prekur nga ky infeksion”, tha Lila Shundi nga departamenti i laboratorëve të referencës në ISHP.

Kanceri i qafës se mitrës mund të kontrollohet nëpërmjet paptestit  për moshat të cilat nuk janë të përfshira në programin e depistimit falas.

 “39 gra vdesin në vit”, tha Shkundi.

Ndryshimi i sjelljeve seksuale ka rritur riksun e përhapjes së këtij infeksioni. Por sa kohë i duhet virusit të shkaktojë kancer?

 “Është ulur mosha e marrëdhënieve, sjellje të ndryshme, duhen vite të shndërrohet kancer”, theksoi ajo.

Në vendin tonë ka nisur vaksinimi i vajzave 13 vjeç kundër këtij virusi dhe këtë javë do të nisë vaksinimi i moshës 14 deri në 20 vjeç.

 

Burimi-top-channel.tv

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç