Rasti parë, 4-vjeçari në Shkodër infektohet nga fruthi

Një fëmijë 4 vjeç është konfirmuar i infektuar me virusin e fruthit në Shkodër. Katër- vjeçari ka shfaqur simptomat dhe pas kontrollit mjekësor ka rezultuar si i infektuar me fruth.

Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, ndërsa ndodhet në shtëpinë e tij i izoluar. 4-vjeçari mësohet se është i vaksinuar me njërën prej vaksinave.
Ndërkohë gjendja e 4 vjeçari po ndiqet nga mjekët.

Rasti është konfirmuar nga shefja e epidemiologjisë Dhurata Hysa konfirmoi rastin e parë e një fëmije të infektuar nga fruthi.

Sipas saj deri më tani nga kontrollet ky është rasti i parë. Hysa tregon se 4 vjeçari po ndiqet nga mjekët dhe familjarët teksa ndodhet në banesën e tij në një gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë shefja Hysa bën të ditur se në Shkodër vetëm 87% e fëmijëve janë të vaksinuar dhe 13% jo. Sipas shefes së epidemiologjisë të gjithë fëmijët e pavaksinuar janë të rrezikuar të infektohen nga fruthi apo viruse të tjera të rrezikshme që mund të kenë edhe pasoja fatale ndaj i bën thirrje të gjithëve për vaksinim./Balkanweb

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele