Rrezet e diellit na bëjnë të lumtur

Për të studiuar lidhjen midis motit dhe diagonzës së depresionit, Mark Beecher dhe bashkëautorë të tjerë sudiuan të dhëna të shënetit mendor tek më shumë se 16.000 studentë brenda një periudhe 6 vjeçare. Këta studentë morën pjesë në disa senaca falas të Qendrës së Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike. Studentët do të plotësonin disa pyetsorë që vlerësonin gjendjen e tyre mendore para çdo vizite.

Këto pyetsorë krahasoheshin më pas me të dhëna të sakta të motit, të mbedhura nga BYU (Brighman Young University) në zonën e saktë se ku jetonin këta studentë.

Në total, studimi shqyrtoi 19 faktorë të mjedisit, duke përfshirë pikën e vesës, retë, reshjet, erën e fortë, shpejtësinë e erës, presionin barometrik, temperaturën, hënën, masat e cilësisë së ajrit etj. Asnjë prej këtyre faktorëve nuk ishin të lidhura në mënyrë të konsiderueshme me nivele të larta të shqetësimit emocional, për sa kohë që në një ditë kishte rreze dielli të mjaftueshme.

Kur kishin mungesë dielli, nivelet e ankthit rriteshin dhe ata diagnostikoheshin me çrregullime emocionale sezonale.  Terapistët ishin të vetëdijshëm se muajve të dimrit kishte një kërkesë më të lartë për shërbimet e tyre.

E thënë më thjeshtë, studimi arriti në konkuzionin se rrezet e diellit ndikonin në emocionet pozitive të njerëzve, ndërsa reshjet e shiut dhe moti i zymtë ndikonte në çrregullimet emocionale të njerëzve.

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm