Zbulim shokues/ Industritë e sheqerit manipuluan kërkimet shkencore

Përgatiti për shendeti.com.al: Fize Smailaj

Dokumentet e arkivuara zbulojnë se si industria e sheqerit financoi studimet mbi sëmundjet e zemrës nga profesorët e Harvardit. Sipas një raporti të kohëve të fundit, industria e prodhimit të sheqerit ka ndikuar që prej një kohe të gjatë në shtrembërimin e fakteve shkencore të nxjerra nga kërkimet e kryera. Në bazë të dokumentave të arkivuara që nga vitet ’50 dhe 60’, kërkuesit e universitetit të Kalifornisë dhe San Franciskos raportojnë se industria e sheqerit ka financuar kërkime shkencore që e largonin vëmendjen nga dëmi që shkakton sheqeri në sëmundjet e zemrës dhe fajsojnë më shumë yndyrnat dhe kolesterolin për këto sëmundje.

sheqerDokumentet përfshinin një korrespodencë midis Fondacionit të Kërkimit mbi Sheqerin (SRF) dhe profesorëve të Harvardit. Në letra vihej re përpjekjet e SRF-së për të reaguar ndaj rritjes së studimeve për lidhjet mes sheqerit dhe sëmundjeve koronare të zemrës. Në vitin 1954, presidenti asokohe i SRF Henry Hass mbajti një fjalim ku inkurajoi qytetarët të ndiqnin dieta me yndyrna të ulëta, duke cilësuar të dhëna shkencore që tregonin se përdorimi i sheqerit nuk luante asnjë rol, sidomos krahasuar me yndyrnat. Kjo deklaratë rriti edhe më shumë fitimet e SRF-së. Menjëherë më pas vihet re një rritje e përpjekjeve të SRC për të shmangur lidhjen e sheqerit me sëmundjet e zemrës. Në 1967-n një raport i Harvardit, i financuar nga SRF u publikua në gazetën Ne England Journal of Medicine (NEJM). Në raport thuhej se sipas provave që egzistonin nuk mund të deklarohej se sheqeri ishte një shkaktar i mundshëm i sëmundjeve të zemrës, ndërsa për sa i përket lidhjes së sëmundjeve të zemres me yndyrnat e ngopura deklarata bëhej pa të njëjtat rezerva. Raporti u botua në NEJM pa përmendur rolin e industrisë së sheqerit në financimin e studimeve. Më vonë , në vitin 1984 NEJM filloi të publikojë konfliktin e interesit në këto studime.

Pas akuzave, SRF  lëshoi një deklaratë ku mes të tjerash tha: “Ne e pranojmë se SRF duhet të kishte qënë më transparente në lidhje me aktivitetin kërkimor, por duhet patur parasysh se në kohën që këto studime janë publikuar standardet e transparencës së financimit të kërkimeve nuk ishin si janë në ditët e sotme. Përtej kësaj, është shumë e vështirë që ne të komentojmë për ngjarje që kanë ndodhur para 60 vitesh dhe që janë të dokumentuara në materiale që ne nuk i kemi parë asnjëherë”.

Kjo nuk është hera e parë që kërkuesit kanë parë se industria e sheqerit ka ndërhyrë në kërkimet shkencore mbi vlerat e ushqimit.

Në dokumente është gjetur se e njëjta skuadër kërkuesish e universitetit te Kalifornisë është ndikuar nga grupet e interesit në deklarimin e rekomandimeve për parandalimin e kaviteteve.

Autori i studimit, Stanton Glantz, shprehet: “Më habiste fakti se edhe pse kishte prova të forta që e cilësonin sheqerin si shkaktar të sëmundjeve të zemrës, madje edhe më të rrezikshëm se yndyrnat e ngopura, në raportet e studimeve deklarohej e kundërta. E dija se diçka nuk po shkonte ashtu si duhej.”

Në një artikull të botuar bashkë me një studim, Marion Nestle professor në universitetin e Nju Jorkut shkruan se profesorët e Harvardit e dini se çfarë donin financuesit e studimeve dhe ua plotësonin atyre kërkesat me anë të përfundimeve që nxirrnin. Ai i vlerëson raportet e kërkieve më shumë si reklamim se si shkencë.

Cristin Kearns, autorja e studimit, thotë se është shumë e surprizuar nga strategjia e industrisë së sheqerit për të mbrojtur interest e veta, për më tepër që para shumë vitesh.

The Sugar Association (Shoqata e sheqerit) dha një deklaratë për sa i përket kësaj çështjeje, ku tha: “Ne jemi duke bërë kërkime të vazhdueshme për të kuptuar rolin e sheqerit në shëndet dhe i bazojmë përfundimet tona në fakte shkencore .”

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës