A bëhet më i vështirë menaxhimi i stresit me moshën?

Ndërsa stresi nuk është i lehtë për t’u menaxhuar në çdo moshë, ai mund të bëhet më i vështirë për tu përballuar kur rriteni për një numër arsyesh.

-Së pari, trupi juaj nuk mund të trajtojë fizikisht stresin në të njëjtën mënyrë si kur keni qenë më i ri. Zemra dhe mushkëritë mund të mos kenë aftësinë që kanë patur dikur, duke bërë kështu që trupit tuaj ti nevojitet një kohë më e gjatë për tu shëruar nga ngjarjet e vështira.

-Përveç kësaj, mund të jetë më sfiduese për të përballuar stresin mendërisht. Një gjumë i mirë gjatë natës mund të ndihmojë në zvogëlimin e stresit në disa raste, por duke kaluar vitet, nuk mund të flini aq mirë, gjë që mund të çojë në nivele më të larta të hormoneve të stresit.

Stresi mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, të cilat mund të jenë më të komplikuara sesa çështjet me të cilat jeni përballur gjatë viteve kur keni qenë të rinj.

Shenjat e stresit mund të ngjasojnë me simptomat e humbjes së kujtesës, çmendurisë ose përfshijnë ndryshime të oreksit, dhimbje koke, ankth, nervozizëm ose probleme në përqendrim. Prandaj ekspertët këshillojnë: Menaxhoni stresin duke përdorur teknika relaksuese, duke u përfshirë në aktivitetet e komunitetit, duke u kujdesur për veten, duke ngrënë mirë, duke fjetur dhe duke iu përmbajtur zakoneve të tjera të shëndetshme.

Postime të ngjashme

Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit