Doktor, kam dëgjuar se nëse pi shumë kafe gjatë shtatzënisë, fëmija mund të dalë më i zi se normalisht. A është e vërtetë? Anxhi
Përgjigjja nga doktor Elton Peci, gjinekolog
E dashur lexuese! Besoj se personi nga i cili e keni marrë vesh, ka qenë duke bërë humor. Ose ndoshta fjalët e para janë thënë me humor dhe pastaj janë transmetuar seriozisht tek të tjerët. Një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë dhe, për më tepër, nuk ka asnjë bazë shkencore.
Sigurisht, kjo nuk do të thotë që gjatë shtatzënisë është mirë ta ekzagjeroni me kafen.


