A do jetë më keq vala e dytë e COVID – 19 në dimër?

Gazetare: Klevisa GJIKA

Asgjë nuk mund të thuhet me saktësi në lidhje me ecurinë e koronavirusit. Shumë studiues shprehen optimistë, për të tjerë ka më shumë vend pesimizmi, megjithatë një karantinim i dytë mund të ndodhë për të mbajtur nën kontroll një valë tjetër të mundshme.

Këtë e thonë shkencëtarët dhe sipas asaj që raportohet në të përditshmen “Daily Mail”, njerëzit do të duhet të kalojnë më shumë kohë brenda kur virusi të bëhet i rrezikshëm në stinën e dimrit.

Gjithsesi, të dhënat e grumbulluara nga Universiteti i Oksfordit nuk mund të thonë me saktësi se si do vijojë situata, pasi sipas tyre misteri i virusit mbetet akoma i madh dhe shkenca ka vetëm 6 muaj që e njeh.

Ulja e numrit të infektimeve pas rritjes së temperaturave nuk rezulton e vërtetë. Në bazë të hulumtimeve, edhe pse është vapë virusi nuk po dobësohet, ndryshe nga sa ishte aluduar më parë. / DailyMail

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital