A do mbyllen shkollat dhe kufijtë? Përgjigjet ministrja e Shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga mbledhja e Task Force në aeroportin “Nënë Tereza” iu përgjigj dhe një sërë pyetjesh nga gazetarët e pranishëm.

Ndër këto pyetje ishte edhe ajo nëse do të mbyllen shkollat dhe kufijtë.

“Kjo situate po trajtohet më shume përgjegjësi. Është momenti të veprojmë në përgjegjësi të plotë duke garantuar shëndetin qytetareve. Në varësi dhe sipas shkallës së rrezikshmërisë do marrim edhe masat përkatëse.

Vendimet do të bazohen mbi evidenca për të vlerësuar hap pas hapa marrjen e masave dhe vendimeve të tjera, për cdo masë do të informoheni në kohë reale, qëllimi ynë i vetëm është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve shqiptarë ndaj dhe masat që do të merren do të jenë vetëm mbi bazën e këtij qilimi madhor.

OBSH që po administron edhe në nivel ndërkombëtar veprimet, kur themi që masat që po merr vendi janë në përputhje të plotë me OBSH, ajo rekomandon që të shihet dhe të vlerësohet mundësia hap pas hapi bazuar në shkallën e riskut, por mbyllja e kufijve realizohet në një moment të caktuar kur paraqiten raste apo kemi situatë të epidemisë dhe me përhapje të gjerë, që edhe në ato raste OBSH dhe modelet, apo sic aplikohet në vende të tjerë nuk vihen masat agresive kombëtare por izolohet rasti lokalisht dhe më pas të zonave specifike dhe të caktuara.”, iu përgjigj  Manastiruliu pyetjes.

Maskat

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi nga Rinasi se në depot e distributorëve ka stoqe maskash për tregun. Manastirliu bëri thirrje se nuk ka vend për panik për mungesë të tyre në treg.

“Kemi kryer një verifikim të importeve, distributorët kanë gjendje në depot e tyre. Tregu në raport me importet ka stokun e mjaftueshëm për të përballuar kërkesat. Nuk ka vend për panik. Spitalet tona disponojnë të gjitha mjetet, si maska e doreza.”

Manastirliu sqaroi edhe përdorimin e masave ku duke iu referuar ekspertëve,  maskat nuk parandalojnë në raport me virusin, ato vendosen te personat që kanë probleme me shëndetin.

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni