A do mbyllet COVID-2? MSH: Jemi në moment delikat

Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me ecurinë e pandemisë globale të COVID-19 në Shqipëri. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është pyetur për hapjen normale të spitalit COVID-2 “Shefqet Ndroqi”.

Ajo tha se aktualisht nuk është menduar që ky spital t’i rikthehet normalitetit, por se do jetë në gatishmëri për të trajtuar pacientët e sëmurë me coronavirus.  Zonja Rakacolli theksoi se me lehtësimin e masave, Shqipëria rrezikon të përballet me një valë të shtuar të infeksionit COVID-19.

“ Pavarësisht se epidemia është kontrolluar shumë mire, është kontrolluar shumë mirë edhe në saj të masave të mëdha shtrënguese që u morën që në fillim të saj. Tashmë me hapjen e masave, ne jemi në një moment tejet delikat, të cilin po e monitorojmë me shumë kujdes, dhe ekziston mundësia që përsëri infeksioni të shtohet. Për këtë arsye, këtë problem ne do ta shqyrtojmë në dritën e kësaj dinamike”, tha ajo.

Gazetarët pyetën gjithashtu zv.ministren e Shëndetësisë për kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila ka insistuar vazhdimisht, që skuadrat shqiptare, të rikthen në fushë për të rinisur sërish aktivitetin sportiv.

“Ministria e shëndetësisë dhe Komiteti i Ekspertëve i ngritur pranë kësaj ministrie po e vlerësojnë me shumë vëmendje këtë problem dhe shumë shpejt do të ketë një vendim për këtë”, theksoi ajo/ Euronews ALBANIA

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet