A do të bëhet vaksina e Covid si ajo e gripit? Përgjigjet mjeku

Skënder Murtezani, profesor i mjekësisë klinike në Cornell, New York, ka folur sot në një lidhje me “Skype” për “ABC e Mëngjesit”. Ai u shpreh se vaksina e një viti më përpara nuk ka efekt, prandaj duhet të bëhet vaksina e dytë.

Sipas mjekut, virusi nuk do të ketë mundësi të zhduket, po do të bëhet një vaksinim i rregullt pas çdo periudhe të përcaktuar kohor.

“Kur është vaksina e gripit kemi ndryshimin e mbështjellësit të virusit komplet. Mbështjellësi zhvishet dhe me mbështjellës të ri vjen virusi diku nga maji, nga qershori.

Edhe ne trupi nuk e njeh këtë mbështjellës të ri, edhe vaksina e një viti më përpara nuk ka efekt, prandaj duhet të bëhet vaksina e dytë. Për fat të mirë, teknologjia është aq e zhvilluar sa që për një muaj e gjysmë, dy, diku nga fundi i gushtit fillojmë me vaksinën e gripit. Kjo do të jetë pak më lojë ndryshe, i njëjti princip ashtu siç e thatë, por kjo do t’i ndjek mutacionet. Për fat të keq nuk patëm rast që kjo të zhduket, po do të bëhet një vaksinim i rregullt, edhe do të ndiqen mutacionet dhe jo mbështjellësi i virusit”, u shpreh ai.

Postime të ngjashme

“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal