A do të zhduket lumi Vjosë?!

Seniora 2

Një studim i kryer nga OJF-të Riverwatch, EuroNatur dhe EcoAlbania, tregon shkallën e plotë të rrezikut me të cilin përballet lugina e Vjosës. 33 HEC-e planifikohen të ndërtohen mbi Vjosë dhe tributarët e saj, nga këto 6 në Greqi dhe 27 në Shqipëri.

Vjosa_eVjosa është një ndër lumenjtë e fundit të egër të Europës. Në 270 km e saj nuk ka HEC-e. Por ky thesar mund të shkatërrohet. Studimi i shoqatave zbuloi se përveç 8 HEC-eve që planifikohen në trungun e saj, pothuaj gjithë tributarët e Vjosës do të kenë HEC-e. Tre HEC-e janë në ndërtim e sipër. “Nëse mbi tributarët ndërtohen HEC-e, edhe Vjosa do të shkatërrohet. Është si të presësh degët e një peme-edhe pema do të vdesë”, deklaroi Ulrich Eichelmann nga Riverwatch, koordinator i fushatës “Shpëto Zemrën Blu të Europës”

Në ndërtimin e HEC-eve janë përfshirë kompani austriake dhe italiane. Një ndër to është kompania austriake “ENSO Hydro”, e cila po ndërton mbi lumin Langarica. HEC-i është financuar nga Banka Austriake e Zhvillimit dhe IFC, në mes të parkut kombëtar të Bredhit të Hotovës.

Gabriel Schwaderer, drejtor i përgjithshëm i “EuroNatur” deklaroi: “Duhet të ndalojmë cunamin e HEC-eve përgjatë Vjosës, që të shpëtojmë këtë thesar natyre të Evropës. Së bashku me komunitetet lokale duam të arrijmë krijimin e një parku kombëtar në vend të HEC-eve. Kjo që të përfitojnë natyra, njerëzit e zonës dhe potenciali i tyre për një zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik në të ardhmen. Por që kjo të ndodhë, Vjosa nuk duhet të ndërtohet me HEC-e.”/ Shëndet+

 

Postime të ngjashme

Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave