A dobësohem megjithëse nuk lëviz pesha?

Rolina Naço, dietologe

Një pyetje që e dëgjoj shumë shpesh: “Jam duke ndjekur një regjim ushqimor për të rënë në peshë. Por kur peshohem, peshorja tregon të njëjtën peshë, ndërkohë që të gjitha rrobat më rrinë shumë të gjera. Jam dobësuar apo jo?”

burre mbipeshe obezePërgjigja është po. Pesha trupore është një tregues që jo gjithmonë na informon për gjendjen e trupit. Trupi i njeriut përbëhet nga 3 komponentë të ndryshëm, të tilla si: masa dhjamore, indet muskulare dhe likidet.

Në këtë rast masa dhjamore e trupit është ulur (prandaj kemi dhe rënie në perimetër), ndërkohë pesha trupore është e njëjtë, pasi masa muskulare dhe likidet e trupit janë rritur. Kjo ndodh kryesisht te personat që merren me aktivitet ose janë shumë aktivë dhe në disa raste klinike (hipertensioni, ndryshime hormonale, mungesa e magnezit etj).

Përfundimi? Duhet të ulim masën dhjamore në trup, jo thjesht të ndryshojë pesha.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni