A doni të zgjateni edhe pak më shumë? Zbuloni se si

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Thuhet se 20% e gjatësisë tuaj përcaktohet nga faktorë të jashtëm, si dieta ushqimore, aktiviteti fizik dhe mjedisi. Kjo do të thotë se nuk duhet t’ia vini fajin vetëm gjenetikës.

Dihet tashmë se njerëzit e gjatë kanë më shumë sukses në shoqëri dhe tërheqin më shumë vëmendjen e të tjerëve. Kjo shpjegon të gjithë vëmendjen që iu kushtohet supermodeleve, basketbollistëve etj. Para se të vendosni të harxhoni para për të blerë ilaçe që thuhet se të zgjasin, lexoni disa mënyra natyrale që mund t’ju ndihmojnë të shtoni disa centimetra.i gjate

Hani shëndetshëm

Dieta e shëndetshme ndihmon në zhvillimin dhe rritjen e trupit. Duhet të konsumoni ushqime të pasura me vitamina, minerale dhe vlera të tjera ushqyese që nevojiten për rritjen.

Qëndroni larg veseve të këqija

Konsumimi i alkoolit dhe qetësuesve ju pengojnë që të arrini gjatësinë maksimale. Kjo gjë ndodh pasi ata ndikojnë tek organet jetësore. Është shumë e rëndësishme që të shmangni stresin. Duhet të pushoni dhe flini mjaftueshëm, që t’i jepni mundësi trupit të rritet normalisht.

Ushtrohuni rregullisht

Të qenit aktiv çdo ditë, sidomos kur jeni akoma të rinj, ju ndihmon të keni një shtat të lartë. Aktiviteti fizik dhe ushtrimet rregullisht luajnë një rol shumë të rëndësishëm në formimin e kockave dhe muskujve.

Bëni joga

Joga ndihmon për të larguar stresin, i cili pengon në rritjen e trupit. Duke bërë joga ju gjithashtu humbni edhe disa kile, që ju bëjnë të dukeni më të shkurtër sesa jeni.

Mbani trupin gjithmonë drejt

Mbajtja e shpinës drejt, edhe nëse jeni të ulur apo në këmbë, është e rëndësishme për zgjatjen e trupit. Qëndrimi jo i drejtë, jo vetëm që ju bën të dukeni më të shkurtër, por pengon edhe muskujt që të rriten më shpejtë.

Konsumoni sa më shumë ujë

Për të përmirësuar tretjen dhe thithjen e vlerave ushqyese nga ushqimet, duhet të pini sa më shumë ujë.

Hani shpesh që të përshpejtoni metabolizimin

Që të siguroheni se metabolizimi është gjithmonë duke vepruar, hani 5 deri 6 vakte në ditë nga pak, në vend të 3 vakteve të bollshme.

Merrni sa më shumë diell

Vitamina D tek dielli është shumë e rëndësishme për zgjatjen e trupit. Kjo vlerë ushqyese është e nevojshme për thithjen e kalciumit nga kockat, duke çuar kështu në rritjen e tyre.

Burimi: Health Digezt / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore