A duhen përdorur syzet e diellit në dimër?

Nga okulistja Suzana Zhuka

Kemi jo vetëm syze dielli për verë, por edhe syze dimri. Alpinistët i përdorin shumë, sepse rrezja e diellit bie mbi borë duke shkaktuar një dëmtim syze diellinë sy. Edhe në stinën e dimrit duhet të përdoren syzet e diellit. Shumica e fëmijëve, gjimnazistëve, studentëve vuajnë nga anomali të ndryshme si miopia,  hipermetropia etj. Duke qenë se kanë defekte dhe mbajnë syze optike, e kanë të sikletshme që të ikin në plazh dhe t’i mbajnë ato. Përveç kësaj mbajtja e tyre  në plazh është e dëmshme, sepse rrezet e diellit përthyhen edhe më shumë dhe shkojnë direkt në xhamin optik të syzeve.

Çfarë ndodh?

Ndodh që edhe ky problem është zgjidhur. Është zgjidhur duke bërë syzen origjinale me numrin që ka pacienti me defektin e fraksionit por me ngjyrë dhe me elementet e sigurisë. Bëhet syzja e diellit optike. Është një gjë që pacienti të ndihet rehat dhe shmang edhe komplekset. Sepse janë syze dielli dhe optike. Kjo është një gjë shumë e mirë, sepse në periudhën që fëmija bën plazh, mbron sytë.

Kemi dhe fëmijë që vuajnë nga albinizmi. Është i lindur. Kemi mungesën e pigmentit të melaninës. Mungesa e pigmentit të melaninës bën që të kenë fotofobi. Të mos durojnë dot dritën. Kjo i bën ata që të rrinë tërë kohës me sy të mbyllur, ndaj e kanë të detyrueshme që të përdorin syzet e diellit me numrat që duhen.

Postime të ngjashme

Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm