A duhet mbajtur gjalpi në frigorifer? Ja përgjigja

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Të gjithëve pa pëlqen gjalpi prandaj është një nga përbërësit më të përdorshëm në kuzhinë. Por, kur e nxjerr nga frigoriferi është i vështirë të hapet në një fetë buke apo të tretet në filxhanin e kafes.

giphy

Prandaj lind pyetja: A duhet mbajtur gjalpi në frigorifer?

Përgjigja e thjeshtë është ‘Po’. Gjalpi mund të mbijetojë dhe pa e vendosur në frigorifer, por jo më shumë se një javë, dhe nëse qëndron në temperaturë mbi 220C kthehet në rrezik.

Gjalpi bën pjesë tek produktet ne bazë djathore, të cilat ruhen zakonisht në temperaturë të ftohtë. Megjithatë, gjalpi përmban shumë yndyrë dhe kripë, të cilat parandalojnë rritjen e baktereve si tek produktet e tjera të qumështit.

Sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, gjalpi duhet të ruhet në temperaturën e ambientit, që duhet të jetë nën 220C. Nëse kalohet kjo temperaturë, atëherë vendoseni gjalpin në frigorifer. Dhe mos harroni, kjo për jo më shumë se një javë.

Në rast se keni një sasi gjalpi që do të konsumohet për më shumë se një javë, FDA këshillon që ta ruani atë në ngrirje.

Burimi: Huffington Post / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme